Ylli Kelmendi për të tretën herë në pranga
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Arrestohet për të tretën herë dëshmitari i vrasjes te Kartodromi. Shoku i Mirit të Xhikes, Ylli Kelmendi, është arrestuar mëngjesin e djeshëm, pasi mbante një armë pa lejë. Madje, mësohet se 44-vjeçari ka kundërshtuar dy punonjës të policisë, në momentin që këta të fundit do të ushtronin një kontroll fizik ndaj të dyshuarit. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare pranë policisë së kryeqytetit, sipas të cilave mësohet se 44-vjeçari, i proceduar disa herë penalisht për “armëmbajtje pa leje” është arrestuar në rrugën “Xhorxh Bush”, në afërsi të Kuvendit.
Arrestimi
Kapet me armë pa leje Ylli Kelmendi. I njohur në rrethet policore, Kelmendi është dhe dëshmitar i plagosjes së biznesmenit Fatmir Rama, i njohur ndryshe dhe si Miri i Xhikes. Ylli Kelmendi u arrestua rreth orës 01.00 të ditës djeshme, para selisë së Kuvendit, pasi gjatë kontrollit u kap me një armë zjarri, tip pistoletë. Në një komunikatë për shtyp Policia e Tiranës bëri të ditur se i arrestuari rezulton një person me precedente penale. Sipas të njëjtave burime, pas kontrollit fizik të bërë ndaj 44-vjeçarit, iu gjet në brez dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë tip “TT”, me një krehër me 7 fishekë, të cilën e posedonte pa leje. Më pas ai ka goditur me grushta, duke i kundërshtuar këta të fundit, gjatë kryerjes së detyrës dhe u ka shkaktuar atyre dëmtime të lehta trupore. Ndërsa dy punonjësve të policisë të dëmtuar nga shtetasi i mësipërm iu dha menjëherë ndihma mjekësore dhe vendim ekspertimi mjekoligjor.
Hetimet
Shërbimet e Kontroll-Territorit të Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë, përgjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm kryen arrestimin në flagrancë të Ylli Ibish Kelmendit, 44 vjeç, banues në Tiranë, i proceduar disa herë penalisht. Pas ndalimit materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të shtetasit Ylli Kelmendi i kaluan Prokurorisë, për konsumim të veprave penale të “Kundërshtimit të punonjësit policisë së rendit publik” dhe të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga nenet 236/2 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Precedent
Mbante armë pa lejë arrestohet
Ylli Kelmendi ka qenë i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës që prej 18 shkurtit, kur pas një operacioni të policisë së kryeqytetit, në afërsi të Urës së Tabakëve, është bërë i mundur arrestimi i Ylli Kelmendit. Këtij të fundit, në momentin e arrestimit iu gjet një armë zjarri pistoletë, tip “Bereta”, të cilën e mbante pa leje. Më pas i arrestuari është dërguar në qelitë e komisariatit dhe do të qëndrojë deri në pritje të masës së sigurisë. Kjo e fundit do të vendosë nëse Kelmendi do të jetë i lirë apo do të rikthehet në qeli. Ndërkohë, materialet i janë kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë së kryeqytetit.
Plagosja në sheshin “Skënderbej”
Mynir Cërra është qëlluar me një plumb pistolete në afërsi të xhamisë së Ethem Beut në Tiranë, nga një person që ai vetë nuk e njihte. Por pas hetimeve të Policisë së Tiranës është identifikuar autori i plagosjes, i cili ka qenë Ylli Kelmendi. Më pas ky i fundit është vënë në pranga nga uniformat blu të kryeqytetit dhe ka dy akuza, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. Madje, për këtë krim, Kelmendi ka marrë masën e sigurisë “arrest në burg”, edhe pse vendimi i gjykatës së parë është apeluar në atë të Gjykatës së Apelit.
Dëshmitari kryesor në procesin për vrasjen e Mirit të Xhikes
Ylli Kelmendi është një nga dëshmitarët në atentatin e 29 marsit në “Kartodromin” e Tiranës. Kelmendi ka shërbyer gjatë viteve të fundit si truprojë personale i Fatmir Ramës, madje duke qenë pranë tij dhe në momentin e atentatit. Nga hetimet që bëri policia, pas ngjarjes rezultoi se njëri nga dy atentatorët e Ramës është plagosur në kokë, dhe një sulm të tillë me armë zjarri ndaj tij, rezulton se e ka bërë Ylli Kelmendi.
Ky lajm është publikuar: 04/07/2008