Çfarë të bëjmë me vetëvrasjen?!
Para tri ditësh, vetë kryeredaktori i gazetës "Ekspres" (e përditshme kosovare), Berat Buzhala, në median që drejton botoi shkrimin: "Vetëvrasja si sëmundje ngjitëse". Një ditë më pas, një e përditshme e Tiranës e ribotoi me titullin e përshtatur: "Media dhe vetëvrasjet". Qëkurse filloi punë shtypshkronja e parë e "Gutenbergut", të gjithë e dinë se plagët socio-kriminale të një shoqërie "ekzistojnë" vetëm atëherë kur të gjithë mësojnë se ato janë kryer. Dhe për të mirë a për të keq, këtë funksion e bën media. Tashmë dihet se media kosovare ka pasur një këndvështrim "të detyruar" komplet tjetër, krahasuar me atë të zhvilluar në Republikën e Shqipërisë pas viteve ‘90. Nëse gazetarët shqiptarë thithën shumë shpejt aksiomën "lajmi është mbreti", kolegët kosovarë vuajtën shumë nga patetizmi dhe idealizmi nacionalist që normalisht, përveç kushteve për arritjen e ëndrrës-pavarësi, funksionuan edhe si rudiment i strategjisë së komunizmit të moderuar titist. As të mbyllur dhe as shumë të hapur... Gjithsesi, kolegu Buzhita ka prekur në shkrim-vendimin e tij një çështje tejet të mprehtë dhe delikate, sidomos për shoqërinë e shqiptarëve në Shqipëri. Janë vetëvrasjet. Por kemi "planifikuar" të merremi në vijim me argumentin pse Buzhita dhe të gjithë ata që duan të vënë në funksion "zbardhësin" apo "korrektorin" për një plagë kaq të rëndë dhe komplekse si vetëvrasja, e kanë gabim.
Vetëvrasja, vetëm si statistikë?!
Gazeta "Shqip", në një nga numrat e fundit të vitit 2008, bëri një bilanc "të zi" për këtë çështje. Autori i shkrimit, Kamber Velaj, në "atak" e quan shifrën "të llahtarshme". Dhe në fakt ashtu është kur mëson nga policia edhe faktin se shumica e tentativave nuk regjistrohen në polici. Nëse bëjmë një bilanc të shpejtë, jo vetëm statistikor, rezulton se në vendin tonë, por edhe në Kosovë, më së shumti vitet e fundit "korrjet" dhe krimi ndaj vetvetes kanë lulëzuar. Flasim për Shqipërinë dhe me shifra zyrtare...
Bëhet fjalë për një bilanc tragjik të një fenomeni që jo vetëm po rrënon shoqërinë tonë, por duket se edhe nuk ka asnjë shans të zbutet e jo më të zhduket. Dhe e dini pse? Sepse vetëvrasja vazhdon të konsiderohet si një çështje individuale; si një akt që çdo njeri e ka në "dorë" vetë, ta kryejë apo jo. As policia dhe prokuroria s‘e heton. Por të gjithë e dinë se përveç njerëzve me të meta mendore, apo atyre me indronktrinim fetaro-mistik, të tjerët i "shtyn" një tufë jo e vogël protagonistësh në jetën e viktimës, për të marrë vendimin fatal. Statistikat thonë: "Shumica e të vetëflijuarve janë të gjinisë femërore, të varfër ose të pa përkrahur nga shoqëria dhe shteti". Ka nevojë për shpjegim pse?
Plot 332 shqiptarë kanë vrarë veten nga 1 janari i vitit 2008 e deri në fund të tij. Më shumë se 150 të tjerë kanë tentuar në mënyra të ndryshme t‘i japin fund jetës, por nuk ia kanë arritur. Pra, çdo ditë "zyrtarisht" më shumë se një "qenie" jo vetëm frymore, vetekzekutohet ose tenton pa sukses të kryejë zhdukjen nga bota e të gjallëve. Por duket se shifrat e mësipërme janë vetëm "maja e ajsbergut". Nga një krahasim i shifrave zyrtare të nxjerra prej Drejtorisë së Policisë së Qarkut Kukës, me numrin e vetëvrasjeve të raportuara në media rezulton se policia nuk ka regjistruar në statistika dy nga pesë rastet e vetëvrasjes. Dhe ky fenomen i "fshehjes" së një akti individual është po kaq i përhapur në gjithë drejtoritë e policisë së vendit. Po shifrat zyrtare të policisë na vënë në dijeni se pas bilancit të bërë për vitin që shkoi rezulton që "numri i vdekjeve të tilla (lexo vetëvrasjeve) në total është rritur me 24% dhe në zonat-fshat me rreth 70%. Edhe dje në kryeqytet një 37-vjeçar vrau veten. Nëse pyesni një reporter të kronikës, lajmi për një vetëvrasje "kushton" maksimumi 10 radhë gazete...
Vendim "radikal"
Edhe viti 2009 ka startuar me shumë vetëvrasje në Shqipëri dhe Kosovë. Në shkrimin e sipërcituar të kolegut Buzhala, si rezyme dhe "alibi" theksohet: "Hulumtova pak në internet dhe hasa në debate të shumta për ‘Mediat dhe raportimi për vetëvrasjet‘. Të shumtën, këto debate kishin konkluzione uniforme: mos të raportohet për vetëvrasjet individuale... Në vitin 1987 u organizua një fushatë, ku u jepej vërejtje gazetarëve që raportimet e tyre potencialisht mund të kenë efekte negative dhe u propozua për forma alternative të raportimit. Në gjashtëmujorin e parë, pas kësaj fushate, vetëvrasjet në metro ranë tetë për qind. Numri i përgjithshëm i vetëvrasjeve në Vjenë zbriti gjithashtu", thuhet në një raport për këtë temë të shkruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në bashkëpunim me dhjetëra institucione të ndryshme. Dakord! Por as në Shqipëri, as në Kosovë dhe as kurrkund në Ballkan (e theksoj) nuk rezulton ndonjë ngjarje që të ketë si protagonistë ndonjë "tufë" njerëzish që vetëvriten përnjëherësh dhe për motive snobiste apo "ekzistencialiste". Janë mijëra vetëvrasje, por individuale. Njerëz të vetmuar, të keqtrajtuar, të braktisur, të varfër, të falimentuar, të dhunuar sistematikisht, të çmendur... Në fund të fundit, të pashpresë edhe për një jetë fare të zakonshme.
Në shkrimin e sipërcituar thuhet edhe se "në atë raport këshillues për mediat, është raportuar se ‘vetëvrasja është sëmundje ngjitëse‘. Çfarë ironie për gjithë ato femra shqiptare dhe kosovare që hanë dru natë për natë nga burrat ‘burra‘. Çfarë cinizmi për ata që vetëflijohen sepse s‘kanë mundësi të ushqejnë fëmijët, sepse s‘kanë punë… (Ky po që është stil patetik gazetarie). Ndërkohë, raporti këshillon që rastet e vetëvrasjeve të mos dalin në ballina të gazetave, ose në fillim të lajmeve, dhe që në storie të mos jepen detaje të shumta se çka e shtyu dikë të kryejë aktin". Pra, gazetat, mediat në përgjithësi e paskan fajin. Dhe përfundimi: "Express" ka marrë qëndrim editorial që, radikalisht, ta ndryshojë qasjen e raportimit për vetëvrasjet. Storiet për vetëvrasjet nuk do të publikohen tash e tutje në faqen e parë të gazetës.
Edhe njëherë "dakord", por si do zgjidhet kjo plagë që po traumatizon shoqërinë shqiptare? Duke mos e prekur, pra fshehur? Duke lënë policinë që ta quajë aktin e vetëflijimit si çështje të zbardhur dhe njëkohësisht të mbyllur? Pra, ja ku keni autorin, ja ku keni edhe viktimën… Nuk e di pse hidheshin të rinjtë e borgjezëve të Vjenës në vitet ‘80 në mënyrë masive në shinat e trenit, por di se 4 femrat e fundit që kanë vrarë veten në Shqipëri e kanë nga një vrasës dhe kurrë s‘do ta kishin bërë atë akt të fundmë nëse do kishin edhe një rrugëzgjidhje apo ndihmë sado të vogël. Ndërsa nëse e kanë bërë sepse kanë lexuar gazeta, atëherë le t‘i djegim ato…