Olldashi: Unaza e Madhe gati në fundpranverë 2012
16/11/2011 Avancojnë punimet
Punimet për ndërtimin e unazës së madhe pritet të përfundojnë në fund të pranverës së vitit të ardhshëm. Gjatë prononcimit për mediat ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, u shpreh mjaft i kënaqur me ecurinë e punimeve të kryera dhe deklaroi se ky segment i rëndësishëm për kryeqytetit do të jetë i hapur për trafikun në pranverën e vitit 2012, pra në një kohë më të shpejtë se afatet kontaktuale. “Jemi në pikën lidhëse të dy projekteve që ne kemi në zhvillim e sipër me Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, pra në pikën ku takohet njëri lot i Unazës së Madhe të Tiranës dhe ku fillon autostrada Tiranë–Elbasan”. “Projekti parashikohet të mbaroj në fund të vitit 2012, por me ritmet që kemi, jam i bindur që në fundin e pranverës së vitit tjetër, projektet do të jenë të hapura dhe të kalueshme për trafikun transit nga Tirana në drejtim të Elbasanit, si dhe segmenti prej 3.1 km i Unazës së Madhe të Tiranës”. Gjatë këtij inspektimi ministri Olldashi falënderoi kompanitë që po kryejnë punimet në këtë segment, konkretisht kompaninë “TRIS” dhe kompaninë “Fusha” për shpejtësinë me të cilën kanë ecur në këtë projekt, si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve për ndjekjen shumë të mirë që i kanë bërë projektit. “Shpresoj që me vënien në funksionim të këtyre dy kontratave, pra të lotit të Unazës së Madhe dhe të lotit të parë të autostradës Tiranë- Elbasan, do t’i japim një lehtësim shumë të madh transitit të mallrave dhe të njerëzve, një lehtësim që do të përshpejtohet edhe më tej me vazhdimin e loteve të tjera të autostradës Tiranë –Elbasan”, - tha ai më tej. Në të njëjtën kohë ministri Olldashi informoi se procedura e tenderit në pjesët e tjera të autostradës është në vazhdim e sipër, ndërkohë që theksoi që ecuria e tunelit të Krabës është shumë e mirë. 400 milionë lekë janë në dispozicion të qytetarëve për shpronësimin e tyre. Unaza e Madhe e Tiranës është 3.2 kilometra e gjatë nga Komuna e Parisit deri në Sauk. Në të do të ndërtohen nënkalime dhe mbikalime edhe për qytetarët. Rruga e re parashikohet që të përballojë një trafik me mbi 20 mijë makina në ditë, që në momentin e parë të funksionimit të saj dhe duke llogaritur rritjen e vazhdueshme të trafikut, kjo rrugë parashikohet që në vitin 2013 të përballojë një trafik prej 38 mijë makinash në ditë.