E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi: BE po kushtëzon vizat për shkak të Serbisë

PRISHTINË- Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi është shprehur se Bashkim Europian po kushtëzon  liberalizimin e vizave për shkak të bisedimeve me Serbinë.

Ministri kosovar e ka bërë këtë konstatim sot para para anëtarëve të komisionit parlamentar për Integrimin Evropian, raporton Koha Ditore. Ndërkohë Rexhepi ka deklaruar se këtë qëndrim i’a ka shprehur edhe zyrtarëve të BE-së.

Duke shprehur zhgënjimin e tij ministri kosovar ka shprehur se nuk do të flasë më me data konkrete përsa i përket liberalizimit të vizave.

“BE-ja po na kushtëzon me bisedimet me Serbinë. Këtë i’a kam thënë edhe zyrtarëve të Komisionit Evropian në Prishtinë, e kam thënë edhe në Bruksel. Ju kam thënë se doni ta përdorni politikisht dialogun, në mënyrë që të na shisni udhërrëfyesin. Ju ka ardhur keq nga kjo e vërtetë që i kam thënë zyrtarëve të Komisionit Evropian në Prishtinë, por edhe në Bruksel. Kjo në një mënyrë po ndodh, por ata s’e thonë publikisht”,- është shprehur Rexhepi.

Ministri i Bredshëm ka theksuar se nuk është mirë që liberalizimi i vizave të fitohet si cmim i dialogut me Serbinë, por si rezultat i meritës.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›