Bisedimet Kosovë-Serbi, shtyhen për në shtator
BEOGRAD- Shtyhet për në muajin shtator raundi i ri i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, takim i cili ishte parashikuar të zhvillohej ditën e nesërme. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta serbe “Blic” që i referohet një deklarate të bërë nga shefi i ekipit serb në dialog, Borislav Stefanovic. Sipas kësaj gazete, bisedimet për kadastrat, vulën doganore, diplomat, Telekomin dhe energjinë elektrike janë shtyllë me kërkesë të Robert Cooper, ndërmjetësuesit të BE-së, i cili ka vlerësuar se palët në bisedime nuk janë të gatshëm për marrëveshje në takimin e nesërm.
“Pala kosovare ka insistuar në elemente të shtetësisë në zgjidhjet e propozuara, ç’ka është e papranueshme për ne. Kanë kërkuar që Telekomi plotësisht të hiqet nga Kosova, që në vulën doganore të jetë stema e tyre, që kadastrat të mos harmonizohen, por vetëm të jetë lëndë krahasuese”, ka thënë Stefanoviç për “Blic”. Sipas tij, shtyrja nuk është shqetësuese për shkak se pushimi do të bëjë të mundshme më shumë kohë për marrëveshje, për video konferenca dhe për harmonizim.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)