Vriten 3 ushtarë të NATO-s nga forcat afgane

Forca e udhëhequr nga NATO-ja në Afganistan, thotë se një pjesëtar i saj është vrarë dje nga një “anëtar i dyshuar” i policisë afgane, në pjesën lindore të këtij vendi.
Forca Ndërkombëtare Ndihmëse e Sigurisë nuk e kanë indentifikuar kombësinë e ushtarit.
Kjo ishte vrasja e dytë e tillë gjatë ditës së djeshme, pasi dy ushtarë britanikëu qëlluan për vdekje në provincën Helmand, nga një ushtar afgan.
Ngjarja ende është e paqartë, por mendohet se të shtënat janë në vazhdimësi e një vargu sulmesh, të cilat forcat e sigurisë afgane i kanë marrë ndaj kolegëve të tyre ndërkombëtarë.
Sulmet e tilla ishin shtuar veçanërisht prej djegies aksidentale të Kuranit në një bazë amerikane në muajin shkurt dhe pas masakrës së dyshuar të 17 civilëve afganë nga një ushtar amerikan gjatë këtoj muaji.