Papa: Kubanezët të ndërtojnë shoqëri të hapur

Papa Benedikti gjatë vizitës së tij 3 ditore në Kubë u ka bërë thirrje kubanëve që të ndërtojnë “një shoqëri të re”.
Disa orë pasi kishte arritur në vendin komunist, ai mbajti një meshë të hapur në qytetin Santiago ndërsa më pas është pritur edhe nga presidenti i Kubës, Raul Kastro.
Para se të fillonte mesha, një pjesëmarrës i cili brohoriti “Poshtë komunizmi”, ishte marrë nga forcat e sigurisë.
Pak para arritjes në Kubë, Papa deklaroi se sistemi komunist në Kubë është i tejkaluar.