Arsenal pas Patos

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është duke përgatitur ofertë për sulmuesin e Milanit, Alexandre Pato, pas monitorimit të brazilianit në gjashtë muajt e fundit, kanë njoftuar mediet angleze të dielën.
Pato nuk është më titullar i sigurt në formacionin bazë të Rossonerëve dhe largimi i tij nga San Siro mund të jetë edhe më i pritur në rast se klubi transferon Carlos Tevezin gjatë janarit.
22-vjeçari Pato ka shënuar vetëm tri gola këtë sezon derisa dyshja Zlatan Ibrahimoviç dhe Robinho duket të jenë zgjedhjet e para të trajnerit Massimiliano Allegri.