E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artan Bushati shpall listën anti-Milan

Tiranë - Trajneri Artan Bushat shpalli listën e futbollistëve me të cilët përfaqësuesja shqiptare do të përballet me Milanin nesër në stadiumin “Qemal Stafa”. Drejtuesi i Shqipërisë do të jetë trajneri i shpresave, për shkak se FSHF-ja nuk e ka caktuar ende emrin e trajnerit të ri.

Bushati do të grumbullojë 21 futbollistë, 7 prej të cilëve luajnë jashtë Shqipërisë. Në listë përfshihen 13 lojtarë që kanë luajtur edhe më parë me përfaqësuesen, ndërsa pjesa tjetër plotësohet me lojtarë të Shqipërisë U-19.

Grumbullimi do të nisë sot në “Hotel Dyrrahu” Durrës, ndërsa seanca e parë e stërvitjes do të zhvillohet në orën 17:00 në stadiumin “Niko Dovana”.

Ndeshja miqësore Shqipëri-Milan do të zhvillohet nesër në orën 19:00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” të kryeqytetit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›