Ylli Kelmendi me arsenal armesh dosja ne prokurori
TIRANE - Policia e kryeqytetit percolli dje ne prokurori dosjen penale me akuzen e armembajtjes pa leje ndaj Ylli Kelmendit personazh i njohur si deshmitar i vrasjes se Fatmir Rames ne vitin 2003. Ylli Kelmendi u arrestua tri dite me pare nga sherbimet e Parandalimit dhe te Hetimit te Krimit te Komisariatit te Policise Nr.4 Tirane. Sipas Drejtorise se Policise ndalimi dhe kontrolli i te dyshuarit u be mbi bazen e planit te masave te hartuar Mbi evidentimin dhe kapje e personave qe mbajne arme zjarri pa leje parandalimin dhe evidentimin e ngjarjeve kriminale e autoreve te tyre si edhe rritjen e sigurise ndaj prones. Ne oret e vona te mbremjes se merkure policia realizoi kapjen dhe me pas arrestimin ne flagrance te Ylli Kelmendit 46 vjec banues ne Tirane. Sipas deklarates se policise arrestimi i i tij u krye sepse dje rreth ores 13.00 ne Bulevardin Xhorxh Bush ne Tirane pas nje kontrolli te ushtuar iu gjeten dhe iu sekuestruan ne cilesine e proves materiale disa arme zjarri dhe municione. Gjate ndalimit mesohet se Ylli Kelmendit i eshte gjetur nje arme zjarri pistolete e markes Bereta e kalibrit 7.65 mm dhe nje karikator me 7 fisheke. Me pas policia ka bere kontroll ne banesen e 46-vjecarit te cilit i jane gjetur nje arme zjarri automatik mod. 56 dhe nje karikator me 30 fisheke nje arme zjarri pistolete dhe nje karikator me 4 fisheke 370 fisheke mod.54 te kalibrit 7.62 mm 250 fisheke te kalibrit 5.6 mm dhe 400 fisheke te kalibrit 7.62 mm. Pas arrestimit te Ylli Kelmendit policia hartoi materialet hetimore ne ngarkim te tij. Sipas burimeve zyrtare mesohet se ndaj te arrestuarit eshte ngritur akuza e prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve e municioneve. Gjate arrestimit Ylli Kelmendi mesohet se nuk ka bere kundershtim ndaj forcave te policise. I arrestuari eshte kerkuar disa here si deshmitar ne rigjykimin per vrasjen e Fatmir Rames Miri i Xhikes ne Gjykaten e Tiranes.