AK: Berisha e ka kthyer Portin e Durrësit në minierën e kontrabandistëve
Durrës- Aleanca Kuq e Zi ka protestuar sot në Portin e Durrësit, pasi sipas përfaqësuesve të saj kjo pikë kalimi kufitare është shdërruar në kazermë mallrash kontrabandë dhe minierë e kontrabandisteve.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, AK- shprehet se nuk janë të rralla rastet kur trau i doganës ngrihet gjatë natës për kontenierët e drogës apo dhe për bizneset e ministrave bixhozhxhinj të kryeministrit Berisha.
Aleanca KuqeZi deklaron se porti i Durrësit duhej të ishte porta kryesore e lidhjes së Ballkanit me vendet e bashkimit evropian por për fat të keq të ky port është lënë në mëshirë të fatit duke u rikonstruktuar fasada e tij dhe jo strategjia e menaxhimit e cila duhej të buronte të ardhura për arkën e buxhetit të shtetit. Ky port është kthyer nga sekserët e qeverisë së Sali Berishës në nyjën kryesore të trafikimit të lëndëve narkotike dhe qenieve njerëzore sepse administrata e tij është tej mbushur me militantët e mafies bardhe e blu,- thuhet në deklaratë.
Më tej AK- tregon se me dhjetra kompani transportuese shqiptare diskriminohen mbi metodologjinë e taksimit të tyre, pa harruar shërbimet që janë jashtë çdo standarti evropian.
Është fakt i pamohueshëm që kamionët me targa maqedonase dhe serbe nuk paguajnë as edhe një taksë në portin e Durrësit dhe kjo ka bërë që shumë kompani ndërkombëtare të kontraktojnë kompani nga këto vende për transport me destinacion Shqipërinë. Shqipëria është vend bregdetar por që ka te vetmen qeveri e cila nuk ka plane zhvillimi për ushqimin e detit pra për peshkimin. Tendenca e shoqërisë për konsumimin e peshkut nuk është shoqëruar me investime dhe strategji nga shteti por thjesht me iniciativa private dhe individuale te cilat nuk plotësojnë dot kërkesat e konsumatorëve. Por e keqja nuk mbaron me kaq. Ky port tashmë ka hyre në procedurat e privatizimit të prezantuara nga organet qeverisëse, privatizim që shkon në favor të klientëve të Damir Fazllic i cili njihet për lidhjen e ngushtë me kryeministrin Berisha,- thuhet më tej.
Në përfundim përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi janë shprehur se Shqipëria është i vetmi vend në botë që nuk ka një traget, anije dhe flotë detare që të përfaqësojë flamurin kombëtare.
K.T/IDEA/