E Diel, 1 Nëntor 2026

Wollfarth tek Burgaj Garantoni zgjedhje te qeta

Ambasadori i OSBE, Eugen Wollfarth shprehu sot besimin se zgjedhjet në Shqipëri do të jenë të qeta dhe të lira. Ne takimin me drejtorin e pergjithshem te policise se shtetit Hysni Burgaj, kreu i presences se OSBE-se u ndal dhe tek incidentet elektorale duke thene se policia e shtetit duhet të bëjë përgatitjet e duhura për ditën e zgjedhjeve ndersa u shpreh se ajo eshte e pergjegjshme per kete mision kaq te rendesishem.

“Në fakt shumë e rëndësishme është se policia e shtetit është duke u përgatitur në mënyrë të shkëlqyer që në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira dhe të susksesshme. Policia e Shtetit duhet të bëjë përgatitjet e duhura për ditën e zgjedhjeve dhe mendoj se ajo është e përgjegjshme që duhen zgjedhje të ndershme dhe të qeta. Policia e Shtetit shqiptar është plotësisht e ndërgjegjshme që shqiptarët kanë akses për të votuar dhe ata janë të ndërgjegjshëm për të drejtat e njeriut që duhen respektuar" tha Wollfarth.

Wollfarth nënvizoi se prezenca e OSBE-së do jetë e gatshme për ta ndihmuar policinë e shtetit me çështjet e komunikimit për të mbuluar disa zona të thella ndersa Burgaj siguroi nderkombetaret se policia e shtetit ka ndermarre te gjitha masat per mbarevajtjen e procesit zgjedhor.

Julian Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›