E Diel, 1 Nëntor 2026

Furtune ne burgje kreret i nenshtrohen levizjeve te detyruara

Tirane 4 Dhjetor 2010 NOA - Arratisja e Ajet Markaj ka sjelle edhe levizje ne burgje. Me urdher te Drejtorit te Pergjithshem te Burgjeve Gazmend Dibra jane kryer sot disa levizje drejtoresh ne burgje.

Nga burime te DPB per agjencine e lajmeve NOA mesohet se drejtori i burgut 313 Sokrat Feinaj te cilit edhe iu arratis i paraburgosuri eshte transferuar me detyre ne burgun e Shen-Kollit Lezhe.

Drejtori i ketij burgu Shkelqim Kalemi i cili perpara se te emerohej Feinaj ne burgun 313 ka qene drejtues i ketij institucioni eshte transferuar ne burgun e Fushe-Krujes. Sajmir Mulgeci i cili ishte drejtor i burgut te Fushe-Krujes eshte kthyer serish drejtor i burgut 313 institucion te cilin e ka drejtuar edhe para nje viti.

Po sot me heret u liruan nga qelia shefi i Policise ne Institucionin e Ekzekutimit te Vendimit Penal dhe Specialist i Sigurise ne Burgun 313 ne Tirane te arrestuar dje per arratisjen spektakolare te Ajet Markaj.

Lexoni ketu detajet e zhvillimeve te sotme

e.r/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›