E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parukierja 7 vite burg per 11 kg hashash

Gjykata denoi 27- vjecaren qe punonte ne Janine e cila u kap duke trafikuar marijuane


TIRAN- Vetem pak minuta pasi avokatja mbrojtese e te pandehures 27- vjecare Pranvera Kendella i kerkoi togave te zeza denim me te bute per klienten e saj gjykata vendosi ta deklaronte fajtore ate per trafik droge veper e mbetur ne tentative. Ne fund vendosi edhe denimin e saj 7 vite burg


Kjo mase denimi ishte kerkuar edhe nga prokurori i ceshtjes Eugen Beci gjate leximit te konkluzioneve perfundimtare per te akuzuaren. Ai u shpreh se 27- vjecarja gjirokastrite ishte kapur ne flagrance ne muajin maj te ketij viti ne tentative per te kaluar ne Greqi sasine prej 11 kg hashash.


Vendimi i djeshem erdhi pas shqyrtimit te 4 seancave gjyqesore ne aplikim te gjykimit te shkurtuar. Per shkak te kesaj procedure parukjerja Kendella pritet te perfitoje uljen e nje te tretes se denimit perfundimtar.


Gjate hetimit u provua se e pandehura Pranvera Kendella ne fund te muajit shkurt kishte ardhur per nje vizite prane familjes ne Gjirokaster ndersa prej kohesh punonte si parukiere prane nje salloni bukurie ne Janine. Pas qendrimit ne Shqiperi ajo vendosi te kthehej ne 6 maj 2010 per ne Greqi.


Ne mbremjen e kesaj date e denuara hipi ne autobusin e linjes Gjirokaster- Athine me destinacion te sajin Janinen. Rreth ores 2100 autobusi mberriti ne pike kalimin kufitar te Kakavijes. Punonjesit e policise gjate ushtrimit te kontrollit brenda autobusit me targa GJ 94 26 A gjeten dy canta qe ndodheshin njera poshte sediljes me nr.42 dhe tjetra ne sediljen me nr.43 te cilen e mbante vete Pranvera Kendella.


Gjate kontrollit te ketyre dy cantave policia gjeti 10 pako te mbeshtjella me ngjites natriban ngjyre kafe qe u konstatua si ishte hashash me nje peshe totale 11 kg. Keshtu thuhet ne vendimin e djeshem te peseshes gjykuese te kryesuar nga gjyqtarja Liljana Baku per denimin e parukieres. Pas gjetjes dhe sekuestrimit te kesaj sasie policia i vendosi prangat 27-vjecares e cila pranoi akuzen e trafikut te droges drejt Greqise.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›