E Diel, 1 Nëntor 2026

U kap me 23 kile heroine si provohet trafiku

Droga ishte bllokuar nga policia ne shtepine e Emiljano Docit i cili tashme eshte i arrestuar


TIRAN- Prokuroria per Krime te Renda ne kryeqytet pas nje viti hetim nuk arriti te provoje origjinen e nje sasie prej 23.5 kg heroine e sekuestruar ne fund te nentorit 2009 ne banesen e familjes se Hamit Docit ne Mamurras. Nje muaj pas gjetjes se kesaj sasie droge policia arrestoi edhe djalin e kesaj familjeje i dyshuari kryesor per mbajtjen e droges.


Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare prane ketij institucioni te cilet u shprehen se dosja eshte derguar per kompetence prane Prokurorise se Lacit e cila do te hetoje te pandehurin Emiljano Docin per akuzen e prodhimit mbajtjes dhe shitjes se lendeve narkotike.


Nga hetimet gati njevjecare ndaj Emiljano Docit nuk u arrit te provohej se nga kishte ardhur sasia prej 23.5 kg heroine qe u gjet dhe u sekuestrua ne banesen e te arrestuarit Emiljano Doci.


Pervec kesaj prokuroria nuk u arriti te provoje gjithashtu as faktin se ku do te perfundonte kjo sasi droge. Ne keto rrethana prokuroria nuk mund te ngreje akuzen e trafikut te droges per te arrestuarin Doci si i dyshuari i ketij rasti. Kjo dosje tashme eshte derguar per kompetence ne Prokurorine e Lacit ku i riu Doci do te hetohet vetem per akuzen e prodhimit mbajtjes dhe shitjes se lendeve narkotike -thuhet nga burimet e Prokurorise.


Pas veprimeve te fundit qe pritet te kryeje prokuroria e Lacit dosja pritet te dergohet se shpejti per shqyrtim ne gjykate. Sasia prej 23.5 kg heroine u zbulua mesditen e 21 nentorit 2009 ne banesen e kryefamiljarit Hamit Doci i cili u arrestua ne ate kohe.


Por me pas ai u lirua nga Gjykata per Krime te Renda per shkak se nuk kishte dijeni per drogen e sekuestruar. Nje muaj pas lirimit te plakut policia arriti te zbuloje vendndodhjen e te dyshuarit kryesor te kesaj sasie droge shtetasit Emiljano Docit i cili u arrestua me pas.


Fillimisht pas gjetjes dhe sekuestrimit te 23.5 kg heroine policia hodhi dyshime se droga ishte sjelle nga Maqedonia nga i riu Emiljano Doci dhe tre bashkepunetore te tij mes tyre edhe nje femer por qe ende nuk eshte arritur te identifikohen nga policia dhe prokuroria.


Droga e sekuestruar u gjet ne banesen e Hamit Docit ne lagjen Demokracia ne Mamurras ku policia kishte zbarkuar ne kete banese pas nje telefonate anonime ne sallen operative te drejtorise se Policise ne Durres.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›