Tentoi te vrase arrestohet nga policia

Policia e Elbasanit ka njoftuar se ka parandaluar nje vrasje ne kete qytet fale metodave speciale te hetimit. Ngjarja ka ndodhur ne oret e vona te se enjtes ne lagjen 28 Nentori.
Sipas te dhenave paraprake rezulton se shtetasi I.T. 32 vjec me banim ne kete lagje eshte tentuar te ekzekutohet me pistolete nga nje shtetas tjeter pas nje grindjeje te castit. Sapo eshte njoftuar per kete ngjarje policia ka organizuar operacionin per zbulimin dhe kapjen e autorit.
Zedhenesja e policise se qarkut Valbona Begu u shpreh se pas punes se mirorganizuar u arrit te identifikohet autori i cili eshte Arben Grada 50 vjec. Ne cilesine e proves materiale eshte bllokuar nje pistolete dhe nga kontrolli ne banese u gjet edhe nje sasi fishekesh.
Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur per motive te dobeta. Ndaj autorit eshte ngritur akuza e vrasjes me dashje e mbetur ne tentative dhe mbajtje pa leje e armeve. Policia deklaroi se ka qene nje grindje me fjale qe ka perfunduar ne nxjerrjen e pistoletes. Gjithsesi hetimet per kete rast jane ne vazhdim.