Vritet në mënyrë barbare deputeti Fatmir Xhindi

Është vrarë në mënyrë makabre deputeti Fatmir Fazlli Xhindi.Ekzekutimi i tij me kallashnikov u krye mbrëmë pranë shtëpisë së tij në Roskovec rreth orës 21:08.Menjëherë me marrjen e një lajmi të tillë,Kryetarja e Kuvendit Zonja Topalli,kreu i PS Edi Rama dhe deputetë të tjerë të kuvendit kanë shkuar për të ndarë momentet e dhimbshme me familjarët e deputetit.Policia e shtetit ka reaguar menjëherë duke marrë masa për kapjen e autorëve te cilët deri në orët e para te mëngjesit nuk janë identifikuar.Kjo vrasje u pasqyrua menjëherë nga mediat më të mëdha boterore.
Reagimi i menjëhershëm i Kryeministrit Berisha:
Vdekja e deputetit Fatmir Xhindi nga një akt barbar dhe kriminal, një ngjarje e rëndë dhe shokuese.
Reagimi I kryesocialistit Edi Rama
Është një ngjarje e rëndë sa s’ka më! Është vrarë një qytetar, i cili përfaqësonte shumë qytetarë të tjerë, jo thjesht një njeri si të tjerët. Duke pritur me padurim zbardhjen e rrethanave ne jemi këtu për të shprehur solidaritetin tonë familjes së mikut tonë të ndjerë e për t’ua lehtësuar sadopak dhimbjen e tmerrshme e tronditëse për të gjithë vendin.Ngjarja është vërtet një nga ato ngjarje që trondisin jo vetëm një familje, as një komunitet, por një vend të tërë. Sigurisht që në këto kushte, nuk është e lehtë, përkundrazi është jashtëzakonisht e vështirë për të gjithë këta njerëz që janë këtu. Ashtu sikundër është e tmerrshme për vetë familjen që ka gjetur, njeriun e saj në pragun e shtëpisë, të vrarë më paramendim në një pritë. Ajo që mund të bëjmë është të jemi pranë familjes që të lehtësojmë sadopak dhimbjen dhe shpresojmë që rrethanat e kësaj ngjarje të zbardhen një orë e më parë.Nuk është momenti dhe vendi për t’u shtyrë në komente të pavend. Për momentin ne jemi këtu për t’i qëndruar pranë familjes, për të lehtësuar sadopak gjendjen shumë të rendë që është këtu dhe shpresojmë, e përsëris, që rrethanat e kësaj vrasjeje që ka tronditur vendin të zbardhen një orë e më parë. Kjo është një ngjarje krejt e pazakontë.
...