Thaci Duhet nje permbyllje historike e se kaluares me Serbine

Vrasja e sotme ne Prishtine e zyrtarit kryesor te arsimit u denua nga kryeministri i Kosoves Hashim Thaci. Ne nje bisede per Zerin e Amerikes ai tha se kjo eshte ngjarja me e shemtuar qe mund ti ndodhte Kosoves. Kryeministri Thaci tha se ngjarja e sotme eshte nje mesazh per vendosmeri me te larte te institucioneve te vendit ne luften kunder krimit dhe per vendosjen e sundimit te ligjit ne tere Kosoven. Ne biseden per Ditarin ai tha se Kosova eshte ne rruge te mire per vendosjen e sundimit te ligjit edhe ne veriun e saj te banuar me shumice serbe ndersa u angazhua per sic tha ai permbylljen historike te kapitullit te se keqes ndermjet Kosoves dhe Serbise.
Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci e denoi vrasjen e sotme te drejtorit te drejtorise se arsimit ne komunen e Prishtines Remzi Salihu Ne nje bisede per Zerin e Amerikes ai tha se ky ishte nje sulm ndaj institucioneve te Kosoves.
Kjo eshte ngjarja me e shemtuar e mundshme qe mund ti ndodhte Kosoves eshte nje krim i shemtuar i denueshem nga te gjitha institucionet e Republikes se Kosoves i denueshem nga te gjithe qytetaret e Republikes. shte nje mesazh per reflektim dhe vendosmeri edhe me te larte te institucioneve te vendit ne lufte kunder krimit. Prandaj qeveria e Republikes se Kosoves e denon rende kete krim te kryer ne zyrtare e komunes se Prishtines ndaj nje njeriu te dashur te respektuar e te vleresuar nga te gjithe.
Kryeministri Thaci tha se institucionet e Kosoves jane te perkushtuara ndaj vendosjes se sundimit te ligjit perfshire edhe veriun e vendit rruget e te cilit mbeten te bllokuara nga protestuesit serbe qe nuk pajtohen me vendosjen e doganave te Kosoves ne ate zone. Kryeministri Thaci tha se pas 25 korrikut teresia tokesore e Kosoves eshte e mbrojtur dhe sovraniteti i saj po forcohet. Por ai tha se problemet 12 vjecare ne veri nuk mund te zgjidhen per 12 ore. Ai tha se qeveria e Kosoves nuk eshte ne konflikt me qytetaret e saj ne veri dhe atje nuk do te jete nje status quo te re. Vullneti i shumices se qytetareve ne veri nuk jane barrikadat dhe dhuna tha ai.
shte shume me rendesi qe qytetaret atje nuk jetojne me endrren e ushqyer nga Beogradi tash e 12 vite per ndarje. Dhe te gjithe e dine se barrikadat dhe ai mentalitet nuk do te mund te mbijetoje gjate atje. Rruga e vetme eshte integrimi dore shtrengimi dhe natyrisht se krijimi i rrethanave shume me pozitive nga ana e qeverise se Kosoves dhe autoriteteve nderkombetare ne menyre qe qytetaret atje te jetojne si ne gjithe territorin e Kosoves.
Kryeministri Thaci tha se zgjidhja e situates ne veri eshte ne planin a krye negociatorit te Kombeve te Bashkuara Martti Ahtisaari dhe ne Kushtetuten e Kosoves...
Per veriun e Mitrovices nuk do te jete status special nuk do te kete autonomi. Nuk do te kete ndonje trajtim sic pretendohet poshte e larte apo administrim nderkombetare. Deshiroj te thekoje se gjithe skena politike kosovare ka nje qendrim dhe flasim me nje ze se duhet te vazhdoje implementimi i dokumentit te presidentit Ahtisaari duhet te ndodhe investim socio ekonomik duhet te kete rend dhe ligj. Dhe vetem duke respektuar Kushtetuten dhe ligjet e Kosoves dokumentin e presidentit Ahtisaari dhe Rezoluten 1244 atje do te kete normalitet duhet te kete jete te re duhet te kete perspektive.
Zeri i Amerikes A duhet te presim nje forme te re bisedimesh me Beogradin per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje duke pasur parasysh pranine e fuqishme te Beogradit ne veriun e Kosoves
Hashim Thaci Ju permendet edhe idene qe eshte prezantuar apo keqinterpretuar te administrimit nderkombetare gje qe une nuk besoj qe eshte prezantuar nga askush kjo ide por e theksoj institucionet e Kosoves do te vazhdojne te kerkojne mbikeqyrje do te vazhdojne te kerkojne mbeshtetje te plote edhe per veriun sic kemi pasur ne gjithe pjesen tjeter te territorit te Kosoves ne menyre qe te kemi nje zgjidhje te shpejte te ceshtjeve te grumbulluara tash e 12 vite. Dhe e ritheksoj procesi i levizjes perpara per rend dhe ligj demokraci dhe zhvillim ekonomik e integrim ne veri eshte i pandalshem.
Kryeministri Thaci i beri thirrje Beogradit per nje politike te re ndaj Prishtines duke respektuar vlerat euroatlantike. Por pavaresisht qendrimit te tij Prishtina tha ai eshte e gatshme te vazhdoje bisedimet e ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian dhe te zbatoje te gjithe marreveshjet e arritura. Ai nuk e perjashtoi mundesine qe zgjedhjet e vitit te ardhshem ne Serbi te ndikojne ne qasjen e saj ndaj veriut te Kosoves. Ai tha se Kosova dhe Serbia duhet te angazhohen per nje permbyllje historike te kapitullit te erresires konfliktit armiqesive vrasjeve dhe tere periudhes se keqe ne marredheniet ndermjet dy paleve..
Prishtina ka treguar gjithmone gatishmeri qe kjo te ndodhe. Ka treguar gjithmone gatishmeri duke u nisur nga vizioni per te ardhmen vizioni per tu integruar ne NATO dhe BE. Per fat te keq edhe sot kemi nje hezitim dhe refuzim te politikes se Beogradit.
Zeri i Amerikes A mundet pranvera e vitit te ardhshem te shenoje fillimin e nje dialogu te mundshem politike per ti zgjidhur keto probleme por pas zgjedhjeve ne Serbi
Hashim Thaci Kur flitet per takimet e niveleve te larta politike ato do te mund te ishin takime qe do te sillnin respektin per njeri tjetrin ne te njejten kohe edhe njohjen per njeri tjetrin.
Zeri i Amerikes A jeni i gatshem per takime te tilla zoti Kryeminister
Hashim Thaci Ne cdo moment institucionet e Republikes se Kosoves jane te gatshme te takohen me bartesit e institucioneve te Serbise ne menyre qe ti zgjidhim keto dallime te medha qe i kemi si dy shtete te pavarura dhe sovrane. Ne nuk jemi vendet e para qe kemi qene ne konflikt dhe lidershipi ka permbyllur problemet. Mendoj se vetem me takime vetem me dialog per marredhenie te mira ndershteterore mund te ecim perpara dhe ne asnje rrethane duke mos komunikuar duke mos dialoguar. Por e ritheksoj ceshtja e Kosoves eshte mbyllur njehere e pergjithmone. Kosova eshte vend sovran dhe i pavarur. Mund te ndodhin takime ne mes lidereve te Prishtines dhe Beogradit vetem per njohjet zyrtare si dy shtete te pavarura dhe sovrane.