NDERKOMBETARE/ Kohë të këqija për BE-në
Pak qeveri i “shijojnë” rëniet ekonomike.Por, ajo aktualja paraqet një rrezik të veçantë për Bashkimin Europian, një grup vendesh që e bazojnë unitetin e tyre në paktet e solidaritetit. Në BE, solidariteti është i garantuar me ligj, retorikë dhe shumë para.
Po të heqësh paratë, gjithçka mund të bëhet më e zymtë. Gjatë dekadave, solidariteti europian ka arritur një sërë të mirash: krijimin e një tregu të vetëm dhe zgjerimin në jug dhe në lindje. Tashmë, 27 vendet e BE-së janë të lidhura në një union që bazohet në zbatimin e ligjit, kufijtë e hapur dhe lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit dhe 15 vende ndajnë edhe monedhën. Për ta bërë atë funksional, vendet më të varfra marrin ndihmë në këmbim të hapjes së tregjeve për fqinjët më të pasur.
Perspektiva e tregjeve të reja e bind Europën e vjetër për një konkurrencë më të lirë nga të sapoardhurit. Rregullat që kufizojnë ndihmën shtetërore, sigurojnë një fushë loje të niveluar.
Dhe Europa gjithashtu ofron një pakt solidariteti mes rregullatorëve dhe të tjerëve. Kjo bazohet në një model social, që mund të mos ofrojë të njëjta perspektiva të pasurimit si modeli amerikan, por premton të zbusë disi momentet më delikate të globalizimit. Një rënie problematike ekonomike do të ketë pasoja politike në Europë. Nëse inflacioni dhe papunësia do të rriten, solidariteti nuk do të jetë më i njëjtë. Mund të ketë një rikthim te politikat e nostalgjisë. Të përballur me kohëra të vështira, votuesit mund të tërhiqen nga politikanët që ofrojnë zgjidhje të vjetra, ose një rikthim imagjinar te e kaluara e artë. Tashmë që paratë po pakësohen, solidariteti me brezat e ardhshëm do të jetë një kujtim i largët. E çfarë do të ndodhë me vendet e bllokut?
Disa vende të pasura, veçanërisht Franca, po e shfrytëzojnë rënien ekonomike si një pretekst për të kërkuar zbutjen e rregullave të konkurrencës në BE, në mënyrë që industritë e brendshme të favorizuara të mund të subvencionohen. Solidariteti global është në rrezik gjithashtu. Axhenda e BE-së përfshin punën me azilkërkuesit si dhe planet për ta bërë Europën më mikpritëse për emigrantët e profesionalizuar. Nuk do të ketë ndonjë gjë tepër liberale. Por, ngadalësimi i progresit ekonomik në Europën Perëndimore po i nxit emigrantët të kthehen në vendet e tyre, si në Poloni për shembull. Një rënie në të gjithë bllokun mund të shkaktojë probleme të mëdha.
Brukseli është plot me njerëz që e shohin krizën financiare si një provë, se Europa ka nevojë për traktatin e Lisbonës, një kompleks ndryshimesh institucionale që kanë për qëllim të lehtësojnë miratimin e ligjeve të BE-së.
Por, Lisbona nuk mund të ndodhë nëse votuesit irlandezë nuk e ndryshojnë mendjen dhe të miratojnë traktatin e rrëzuar qershorin e kaluar. Në korridoret e BE-së, tetori 2009 konsiderohet tashmë si një datë ideale për një referendum të dytë irlandez. Irlanda duhet të pranojë përgjegjësitë e saj dhe të bëjë çdo përpjekje për të ratifikuar Lisbonën. Por, Irlanda përballet me rënien më të madhe nga të gjitha vendet. Detyrimi i kryeministrit të saj, Brian Cowen për të zhvilluar një referendum të ri, mund të sjellë probleme të tjera politike për këtë vend. Politika e nostalgjisë paraqet një tjetër rrezik. Një nga ndryshimet kryesore në traktatin e Lisbonës mund të jetë t’i jepet më shumë pushtet Parlamentit Europian. Kjo mund të mos jetë një ide aq e mirë pas zgjedhjeve europiane të qershorit 2009. Zgjedhjet europiane janë një mundësi për një votë proteste. Një kombinim toksik i papunësisë dhe inflacionit mund t’u japë një nxitje partive ekstremiste, nga e majta në të djathtë, duke bërë që Europa të ketë një parlament të njëanshëm. Është një klishe e politikës evropiane ajo sipas së cilës, “BE i fiton avantazhet më të mëdha në kohë krize”. Por, BE-ja e sotme e zgjedhuar dhe Europa me një monedhë të vetme nuk ka pasur ndonjëherë një rënie si kjo: solidariteti europian, tani përballet me provën më të vështirë.
“The Economist”