E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lejet e licencat, QKL ka dhënë 19.245 në 4 vite

26-08-2013 / Gazeta 55

Flet Edmond Palushaj, Drejtori i Qendrës Kombëtare të Liçencimit

Shërbimet mjekësore parësore, farmacitë, prodhimi dhe tregtia me shumicë e ushqimeve, si dhe lejet e ndikimit në mjedis janë sektorët kryesorë, ku sipërmarrësit po tregojnë interes të madh për të marrë një leje apo licencë. Drejtori i Qendrës Kombëtare të Liçencimit, Edmond Palushaj, në një  prononcim për mediat shprehet se në 4 vite janë bërë mbi 19 mijë aplikime pranë kësaj qendre. Disa nga lejet duhan vetëm 4 ditë kohë për tu marrë nga aplikuesit, ndërsa afati më i gjatë është 10 ditë. "Lejet dhe licencat që trajtohen nga puna nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licencimit janë ndarë në dy grupe kryesore: ato që trajtohen ekskluzivisht nga QKL ku hyjnë ato licenca që nuk kanë nevojë për një inspektim paraprak, pra përshtatshmëria e ambienteve apo personelit që do punojnë aty vërtetohet lehtësisht falë dokumentave provuese. Në këto lloj licencash apo lejesh afati për vendimmarrjen është 4 ditë. Ato leje apo licenca për të cilat aplikohet pranë QKL dhe aplikimi i përcillët një institucioni tjetër që është përgjegjës për vendimmarrjen, brenda maksimumi 4 ditësh dosja i përcillet në mënyrë elektronike institucionit tjetër që në shumicën e rasteve ka 10 ditë pune për të marrë një vendim"- tha Palushaj. Palushaj tregon mbi kërkesat që ka biznesi për të marrë një lejë apo licencë pranë institucionet që ai drejton.  "Numri më i madh i aplikimeve pranë QKL bëhet për ato aktivitete të cilat kanë një ndikim në mjedis. Çdo aktivitet që ka njëfarë ndikimi në mjedis duhet të pajiset me një leje mjedisore. Ndërkohë shumë aplikime kemi për fushën e shëndetësisë ku hyjnë tregtimi me shumicë e pakicë i barnave si dhe shërbimet mjekësore parësorë e pas kësaj vijnë në fushën e ushqimit ku hyn tregëtimi me shumicë i ushqimeve"- tha Palushaj. Qendra Kombëtare e Licencimit, është çelur në vitin 2009 dhe gjatë këtyre viteve ka dhënë me mijera leje apo licenca.  "Që në hapjen e QKL në qershor të vitit 2008 e deri sot janë marrë nga QKL mbi 19 mijë aplikime të cilat kanë rezultuar në rreth 12 mijë leje e licenca që janë lëshuar nga apo nëpërmjet QKL. Numri i aplikimeve ka qenë vazhdimisht në rritje. Në 2011 ky numër ka qenë rreth 5300, ndërsa në 2012 ky numër ka arritur tek 5500 aplikime. Ndërkohë, vetëm gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti numri i aplikimeve ka qenë mbi 2500"- tha Palushaj. QKL ka të drejtë të bëjë edhe pezullim të lejeve apo licencave të dhëna. Gjatë kësaj periudhe janë pezulluar 226 prej tyre për arsye të ndryshme, si mosplotësim kriteresh, mospagesë të tarifave sektoriale, shkelje ligjore, por edhe me vullnet të vetë subjektit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›