E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vuajtja e poetit, Xhevahir Spahiut



Ka ditë që poeti Xhevahir Spahiu po përjeton “heshtjen” e fjalës. Prej mesnatës, të së premtes që shkoi, poeti i njohur ka zënë shtratin nga një ishemi cerebrale, që i është shkaktuar nga tensioni i lartë. Kjo gjendje sipas mjekëve është tepër e rëndë, dhe një mundësi është kurimi jashtë vendit.

Në repartin e neurologjisë, në spitalin numër 5, në qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza", Xhevahir Spahiu ndodhet nën kujdesin e ekipit të mjekëve Mentor Petrela, Hiera Kruja dhe Mira Rakacolli, si dhe përkujdesjen e vetë ministres së shëndetësisë Anila Godo. Orges Spahiu, djali i poetit, i cili është mjek, ka shpjeguar për mediat se Xhevahir Spahiu ka dy vatra në hemisferën e majtë të trurit. Ato janë ekzaminuar me rezonancë magnetike dhe ka rezultuar se janë më të mëdha nga sa ishte parë nga skaneri. Ajo që mbetet sipas mjekëve është ndërhyrja krirugjikale, që është sërish e rrezikshme, për të cilën do të vendosin vetëm pas një ekzaminimi të rëndësishëm. Edhe pse gjymtyrët reagojnë, pra nuk ka bllokim të lëvizjes, për shkak të ishemisë, poeti Xhevahir Spahiu nuk mund të flasë. Gjendja shëndetësore e tij vazhdon të jetë e rënduar.

Xhevahir Spahiu u lind më 1 mars 1945 në fshatin Malind të Skraparit është shkrimtar i njohur shqiptar. Studioi në fakultetin histori-filologji, dega gjuhë-letëresi shqipe.

Që nga viti 1968 ka punuar si gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”, redaktor në revistën “Nëntori”, mësues dhe libretist në Teatrin e Operas e Baletit në Tiranë. Është i nderuar me çmimin “Migjeni” dhe dhe është fitues i çmimit të parë në konkursin e 45-vjetorit të çlirimit të Atdheut. Spahiu ka botuar një sërë vëllimesh poetike si "Ti qytet i dashur (1973)", "Vdekje e perëndive (1977)", "Dyer dhe zemra të hapura (1978)", "Poezia shqipe (1990)", "Kohë e krisur (1991)"etj. Së fundi është botuar vepra e tij e zgjedhur, krijimet më të mira ndërmjet viteve 1965-2000. Janë dy vëllime me të njëjtin titull, "Udha". Në vitin Spahiu ka qenë sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, një institucioni trashëguar nga diktatura, ku më pas emërohet kryetar i saj deri në vitin 1999. Në këtë kohë Spahiu do mbahet mend si një nga kundërshtarët më të fortë të ish ministrit të kulturës, Edi Rama, për të mos ia dhënë godinën që sot është Ministri Kulture, francezëve. Një gjyq që do mbahet mend e ia la të drejtën sërish për administrim shtetit. Poezia e Spahiut reflekton përvojën shpirtërore të shqiptarëve, duke e shndërruar në fillim të viteve ’90-të në një timbër gati rebel.

Kjo ndodh në poezitë e Spahiut deri në vëllimet poetike të fundit “Udhëtimet e mia”, ku na janë treguar për herë të parë, dhe poezitë e censuruara, nga regjimi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›