E Shtunë, 31 Tetor 2026

E rrallë, 12 vjet bashkëjetesë me plumbin qorr në kokë



Ka bashkëjetuar me plumb në kokë prej 12 vitesh. Gjatë gjithë kësaj kohe gruaja 40-vjeçare nga Tropoja ka marrë mjekim për sinozit. Mrika Rrucaj, vetëm para një viti, falë një grafie në kokë, ka arritur të zbulojë se kishte plumb qorr. Pas kësaj, mjekët e Spitalit Ushtarak kanë vendosur të kryejnë menjëherë ndërhyrjen kirurgjikale, duke i nxjerrë plumbin tre centimetërsh nga faqja.

Ngjarja

Në vitin 1997, shumë viktima u shkaktuan nga të ashtuquajturit plumba qorrë. Një grua nga Tropoja është plagosur plot 12 vjet më parë nga një plumb i tillë, por mjekët ia mjekuan plagën dhe ajo shpëtoi. Mrika Rrucaj do të hyjë në lajmet e çudirave dhe ngjarjet e pabesueshme. 40-vjeçarja ka trokitur në dyert e spitalit pas dhimbjeve të shumta pas të cilave dyshonte se kishte sinozit. Dhe një grafi e thjeshtë e ka kthyer atë pikërisht në mars të vitit 1997. Gruaja nga Tropoja e me banim në Bathore, që nga ’97-a deri ditën që bëri kontrollin mjekësor, nuk e dinte që kishte një plumb 3 centimetra në kokë.

“Nuk kamë ditur t’i njoh simptomat. Kam pasur dhembje të vazhdueshme koke. Më rastisi që para një viti të bëja një grafi të dhëmbëve se më dhembnin sa herë që i laja. Dentisti më tha që s’ka asgjë. Pas kësaj vendosa që të bëja një grafi koke dhe ajo ma nxori se kisha plumb në faqe. Nuk më kishte vajtur në mendje asnjë herë se mund të kisha një plumb”, - shprehet Mrika. Ajo pohon se ishte mjekuar për dhimbje të shumta koke dhe dhëmballësh.

Mjekët

Ndërsa një prej mjekëve që ka parë rastin është shprehur i habitur. “Është një rast i veçantë, e sëmura u paraqit në Spitalin Ushtarak me ankesën për dhembje të mëdha koke. Në rutinën normale të punës ne i bëmë një radiografitë kokës, nga ku zbuluam se në faqe gjendej një plumb. Për Mrikën, fakti se plumbi nuk i shkaktoi vdekjen, është fat dhe ka vendosur që ta mbajë plumbin për relikte.

Gjelbërimi

8 mijë pemë i shtohen kryeqytetit

Nismës së Bashkisë së Tiranës i janë bashkuar dje edhe tetë donatorë të tjerë, të cilët nëpërmjet mbjelljes së pemëve synojnë të japin ndihmesën e tyre në pastrimin e ajrit dhe uljen e ndotjes në kryeqytet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i pranishëm sot në këtë nismë që është ndërmarrë në shumë rrugë të Tiranës, tha: “Praktikisht, jemi në kufirin e 8 mijë pemëve për këtë kryeqytet”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›