E Diel, 1 Nëntor 2026

Vuante nga depresioni, i jep fund jetës 60 vjeçari

TEPELENË - Një 60- vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është vetëvarur. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në fshatin Qesorat në rrethin e Tepelenës. Mësohet se viktima, Ali Çela, 60 vjeç, është gjetur i varur në një pemë pranë shtëpisë. Sipas dëshmive që kanë dhënë familjarët në polici, pasi ka darkuar me tre fëmijët dhe gruan e tij, e cila është me aftësi të kufizuara, ka dalë jashtë për tu qetësuar, pasi vuante nga depresioni. "Gruaja e vet, pasi ka pritur disa minuta ka dalë jashtë për të parë ku shkoi burri, por disa metra larg shtëpisë, në bahçen e shtëpisë, ka gjetur të varur në pemë burrin e vet. Menjëherë ka lajmëruar fëmijët, të cilët janë përpjekur t'i japin ndihmë, por shtetasi Ali Çela kishte ndërruar jetë', thuhet në deklaratën zyrtare të policisë për këtë ngjarje. Ndërkaq, të njëjtat burime kanë bërë të ditur se grupi hetimor ka konstatuar se ky shtetas si pasojë e depresionit, ka hipur në kalin e tij në bahçen e shtëpisë dhe ka venë lakun në fyt, duke mbetur i varur në degën e bajames. Familjarët e tij kanë deklaruar se ky shtetas kohët e fundit vuante nga depresioni dhe mërzitja e madhe dhe ky është dhe shkaku që është vetëvarur. Kjo është viktima e pestë e vetëvrasjeve në qarkun e Gjirokastrës për këtë vit.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›