E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guvernatori Fullani: Nuk ndryshon norma bazë e interesit

TIRANË - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani në një konferencë për shtyp të mbajtur para pak çastesh ka komentuar politikën monetare në vend. "Norma bazë e interesit është e pandryshuar, ndërsa inflacioni vjetor në korrik ka qenë 2.2 për qind, që do të thotë se ka pasur një rënie graduale", sqaron Fullani.

Guvernatori ka shtuar me tej se situata ekonomike ne vend është përmirësuar dhe se në te ardhmen do te ketë një rritje te treguesit ekonomik.

Por sipas Fullanit, është ngadalësuar i kreditimi me 1 miliard lekë për shkak se bankat vazhdojnë të aplikojnë politika të shtrënguara kreditimi nga frika e kredive të këqija.

Nevojat për likuiditet janë plotësuar nga BSH-së, vijoi Guvernatori, duke garantuar edhe se "BSH është e angazhuar për ruajtjen e tregut të çmimit afatmesëm".

I pyetur për buxhetin e shtetit shumë të debatuar kohët e fundit, ai tha se "Llogaria e qeverisë është brenda limiteve". (vijon)



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›