Vasili: Negociatat përfundojnë në fillim të shtatorit
26/08/2009 Qeveria e re
Sekretari i Përgjithshëm e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka deklaruar se marrëveshja politike mes partisë së tij dhe Partisë Demokratike për të bashkëqeverisuar vendin në katër vitet e ardhshme, është një vendim i pakthyeshëm. Sipas tij, po punohet në pjesën programore, që përbën thelbin e marrëveshjes, si dhe është në përputhje me afatet kushtetuese. Vasili nënvizon se në fillim të muajit shtator do të marrë formën përfundimtare marrëveshja mes dy forcave politike. “Mendoj se kjo ecuri shumë pozitive dhe kjo qetësi dhe stabilitet i krijuar në vend, është falë këtij bashkëpunimi historik të LSI-së”, ka thënë ai. Ndërkohë mësohet se është rënë dakord që LSI të marrë drejtimin e 3 ministrive. Ilir Meta do të drejtojë Ministrinë e Brendshme ose atë të Jashtme, Petrit Vasili do të shkojë tek Ministria e Shëndetësisë dhe Dritan Prifti tek Ministria e Ekonomisë. Më 2 shtator pritet të bëhet takimi mes Kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të LSI-së Ilir Meta, duke i dhënë fund negociatave, ndërkohë që me dy ditë më votë kabineti i ri qeveritar do të shkojë në Parlament për t’u votëbesuar.
Në qëndrimin e djeshëm publik, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, duke u përqendruar në marrëveshjen e arritur, thekson se negociatat me demokratët janë në hapat e përgatitjes dhe po vazhdojnë normalisht. “Procesi i negocimit është në fazën e tij përgatitore, qoftë në mënyrë të planit programor, e cila përbën dhe sfidën dhe risinë e re. Sepse kjo është një marrëveshje historike që nuk ka vënë asnjëherë në balancë interesat partiake, por ka vënë në radhë të parë dhe kjo është lehtësisht e lexueshme për këdo njeri normal dhe për mijëra qytetarë që e mendojnë kështu, pra ka vënë në plan të parë integrimin, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e vendit”, ka bërë me dije Vasili. Për Sekretarin e Përgjithshëm të LSI-së, synimet e qeverisë së ardhshme, që lidhen drejtpërdrejt me procesin e integrimit të vendit, përbën një ëndërr jo vetëm për mijëra shqiptarë, por edhe për shumë dhe shumë të tjerë që kanë sakrifikuar edhe para viteve ’90 për një Shqipëri të hapur dhe jo të izoluar. I pyetur mbi qëndrimet e disa prej zyrtarëve të tjerë të lartë të LSI-së kundër bashkëpunimit me PD-në, Vasili i ka konsideruar si shërbesa që këta persona i bëjnë kreut të Bashkisë së Tiranës, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama. “Komente që nuk kanë të bëjnë me ndonjë thelb politik, por që janë thjesht komente të nivelit të zëdhënësve të Bashkisë së Edi Ramës, nuk janë në interesin politik madhor ku ndodhet vendi dhe LSI-ja për t’u marrë me ta”, ka thënë Vasili.