Faber: Kandidatura e parë ishte Edi Rama
26/08/2009 Debat në kryesinë e PS-së Korçës
Niko Faber, anëtar i Kryesisë së PS-së Korçë, tha dje se mbështetja për Edi Ramën, si kandidat për kryesinë e PS-së , ka qenë e fuqishme në këtë qytet. Sipas tij deklaratat e Ilir Pendavinjit, se mbështetja për Ramën ka qenë e pakët në qytetin e Korçës nuk qëndrojnë dhe e vërteta është krejt ndryshe “Ben Blushi deklaroi para asamblesë se do të kandidojë për postin e kryetarit dhe mbi këtë bazë, ky forum mbështeti, krahas rikandidimit të Edi Ramës edhe kandidimin e Ben Blushit, Arben Malajt dhe të tjerëve si e drejtë e tyre statutore, por në fund është vota e anëtarësisë që vendos. Kjo është e vërteta, por ne me keqardhje konstatojmë se në prononcimin e djeshëm në media nga Kryetari Partisë Socialiste, Ilir Pendavinji, këto ide dhe pika të rezolutës u deformuan keqas. Ai u shpreh në mënyrë të gabuar se asambleja i kërkon Ben Blushit në mënyrë unanime që të kandidojë. Por e vërteta është se ai, (Ben Blushi), pasi shpalli publikisht kandidimin, u mbështet nga anëtarët e tjerë të asamblesë, si gjithë kandidatët e tjerë. Nuk është aspak e vërtetë, u shpreh Niko Faberi, që asambleja diskutoi dhe miratoi ndryshimet statutore të iniciuara nga Ben Blushi, por e vërteta është shprehur në rezolutë që ndryshimet statutore janë një veprim normal kur ato bëhen në vendin dhe kohën e duhur”, tha Faber.