Vuante nga depresioni, vetëvaret 55-vjeçarja
Vlorë- Një 55-vjeçare nga fshati Fitore i rrethit të Vlorës i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në një pemë pranë shtëpisë së saj. Gruaja, lindur e banuese në fshatin Fitore, të komunës Novoselë ka zgjedhur vetëflijimin pas një sëmundje depresive disa vjecare nga e cila vuante. Ajo është gjetur nga disa familjarë të saj, e varur në pemë dhe megjithëse është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës nuk ka pasur shpëtim.
“Zenepe Osmani sipas familjarëve vuante prej kohësh nga depresioni dhe ky mendohet të jetë shkaku që vetëflijimit”- thonë burimet e policisë.
Pas ekspertizës mjeko-ligjore ka rezultuar se shkak i vdekjes së Osmanit ka qenë pikërisht komplikacioni i shkaktuar nga mungesa e ajrit në mushkri, pasojë kjo e litarit në grykë. Në trup nuk janë konstatuar shenja dhune, përveç shenjës së lënë në qafë nga litari. Materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit gjyqësor të Vlorës për veprime të mëtejshme.