Lugano mendon largimin nga PSG

Qendërmbrojtësi Diego Lugano ka shtuar spekulimet rreth largimit të tij nga Paris Saint-Germain pas mos përfshirjes së tij në listën e futbollistëve për Ligën e Kampionëve.
Përveç injorimit nga gara elite e klubeve evropiane, mungesa e paraqitjeve të vazhdueshme ia ka vështirësuar shanset për përfshirjen e tij në përfaqësuesen e Uruguait në kualifikime për Kampionatin botëror 2014.
“Është sfidë të cilën e kam nisur vet. Paga ime është e lartë, jetoj në Francë dhe luaj për një ekip të madh. Por, nëse situata në PSG ka ndikim negativ në përfshirjen time në Kombëtare, duhet të konsideroj opsionet sepse Uruguai është shumë i rëndësishëm për mua”, deklaroi Lugano për Ovacion.