E Diel, 1 Nëntor 2026

Vuk Jeremic jep doreheqjen pas disfates se radhes

Vuk Jeremic me ne fund ka vendosur te jape doreheqjen pas disfatave te tij te njepasnjeshme ne krye te diplomacise serbe.
Lajmi behet i ditur nga nje gazete e Sarajeves sipas se ciles ky vendim eshte marre pas nje takimi qe Jeremic zhvilloi me presidentin Boris Tadic. Ne Beograd lajmi per doreheqjen e Jeremicit nuk eshte konfirmuar ende zyrtarisht por qeveria serbe as e ka mohuar e as e ka pohuar nje gje te tille.

Doreheqja e Jeremicit nga posti i ministrit te Jashtem vjen pas deshtimit te radhes qe Serbia pesoi me rezoluten per Kosoven ne OKB. Njekohesisht Jeremic nuk ka krijuar marredhenie te mira as me vendet e tjera fqinje perfshire edhe Republiken Serbe te Bosnjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›