E Diel, 1 Nëntor 2026

Fyle Kosova dhe Serbia paralelisht ne BE

Rezoluta e Kombeve te Bashkuara per Kosoven hap dyert e Bashkimit Europian per Serbine dhe Kosoven ka deklaruar komisioneri per zgjerim i BE-se Shtefan Fyle. Ne nje interviste per te perditshmen sllovake SME Fyle ka thene se tani eshte me rendesi te shihet se cfare do te pasoje rezoluten.

Ky eshte nje akt me rendesi qe do te hape dyert per zgjidhjen e shume ceshtjeve duke perfshire edhe perspektiven evropiane jo vetem te Serbise por edhe te Kosoves. Me unitetin e deshmuar ne Nju Jork kemi reshtur se foluri per perspektiven evropiane dhe kemi filluar qe ate ta jetesojme se bashku ka thene Fyle.
Megjithate komisioneri i BE-se nuk ka permendur asnje date per hyrjen e Kosoves dhe te Serbise ne Bashkimin Europian. Me rendesi eshte qe procesi te zhvillohet paralelisht per te dyja vendet. Mendoj se askush nuk deshiron te frenoje njerin vend qe tjetri pastaj te zere te parin. Ndaj secilit do te kemi qendrim te caktuar pavaresisht prej meritave ka thene Shtefan Fyle.

Ai ka hedhur poshte vleresimet se BE-ja eshte e lodhur nga zgjerimi dhe se nuk eshte e gatshme te pranoje vende te tjera. Gjithashtu Fyle ka thene se Kroacia shume shpejt do te jete kandidat 100 i gatshem per pranim ne BE dhe njekohesisht ka mbeshtetur edhe hyrjen e Turqise ne BE sepse sipas tij BE-ja nuk eshte klub fetar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›