E Diel, 1 Nëntor 2026

Nimic-Drucas Koha per propozim perfundimtar per emrin e Maqedonise

Ndermjetesi i OKB-se Metju Nimic ka theksuar se ka ardhur koha per propozim perfundimtar per zgjidhjen e kontestit te emrit te Maqedonise.

Koha eshte per propozim perfundimtar per zgjidhjen e kontestit te emrit por ky propozim patjeter duhet te pergatitet me shume kujdes deklaroi Nimic pas takimit te zhvilluar mbreme me shefin e diplomacise greke Dimitris Drucas ne kuader te sesionit te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se.

Shefi i diplomacise greke Drucas ne kete takim ka perseritur pozicionet greke te cilat sipas tij jane konsistente reale dhe te sinqerta transmeton agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.

Qeveria greke ka vullnet politik per zgjidhjen e ketij problemi ne kuader te linjave te kuqe tashme te njohura - nje emer me permbajtje gjeografike per perdorim te pergjithshem. I kam rekomanduar edhe ndermjetesit Nimic qe udheheqja e Shkupit duhet te vije ne tryezen e negociatave ne OKB me nje fryme te kompromisit. Per fat te keq deri tani nuk kemi pare gatishmeri te tille deklaroi Drucas.

Ai ka shprehur keqardhje per mospjesemarrjen e kryeministrit Nikolla Gruevski ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se ne Nju Jork ku sipas tij ka ekzistuar mundesia per takim te drejtperdrejt me kryeministrin Jorgos Papandreu.

Ndermjetesi Nimic nenvizoi se gjate viteve te fundit ka dhene disa propozime por deri tani nuk ka pasur ndonje propozim te pranueshem per te dyja palet.

Propozimi i ri duhet te pergatitet me shume kujdes per shkak se kemi shume ceshtje te shtruara ne tryeze te negociatave ku te dyja palet duhet te marrin parasysh ato dhe ti shqyrtojne deklaroi ndermjetesi i OKB-se Metju Nimic.

Presidenti i Maqedonise Gjorgje Ivanov ka zhvilluar nje dite me pare nje takim me ndermjetesin e OKB-se Metju Nimic per tu njohur me procesin lidhur me zgjidhjen e kontestit te emrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›