E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vukcevic: Mlladic fshihej në Serbi

BEOGRAD- Komandanti i serbëve të Bosnjës gjatë luftës së viteve ’90-të, Ratko Mlladic, ka qenë në Serbi deri tre vjet më parë, deklaroi Vladimir Vukcevic.

Deklarata e kryeprokurorit serb për krime lufte u bë për mediat vendore. “Ne jemi të informuar për lëvizjet e Ratko Mlladiqit deri tre vite më parë dhe e dimë se ai ishte në Serbi në atë periudhë”, tha Vukcevic. Nga ajo kohë, Mlladici ndryshoi taktikat e fshehjes duke qëndruar larg syve të autoriteteve, shtoi Vukçevic.

Arrestimi dhe dërgimi para Gjykatës së Hagës për ish-Jugosllavinë i Ratko Mlladicit dhe Goran Haxhicit janë kushti kryesor për integrimin evropian të Serbisë.
(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›