Kuci: Jo përfaqësim të Kosovës përmes UNMIK-ut
PRISHTINE- Përfaqësimi i Kosovës përmes UNMIK-ut ka marrë fund që nga shpallja e pavarësisë, thonë autoritetet në Prishtinë, duke iu përgjigjur thirrjeve të Beogradit që Kosova të prezantohet në konferenca rajonale si pjesë e UNMIK-ut.
Ndërsa po afrohet mbajtja e takimit të liderëve të rajonit në Slloveni, Beogradi ka propozuar që atje, delegacioni i Kosovës të jetë pjesë e UNMIK-ut. Një zgjidhje e tillë hidhet kategorikisht poshtë nga kosovarët.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se përfaqësimi i Kosovës jashtë, duhet të bëhet në harmoni me Kushtetutën, edhe atë si Republika e Kosovës.
“Kosova e ka Kushtetutën, institucionet e veta dhe çdo përfaqësim do të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe pozitën juridike e politike që e ka Kosova. Jemi duke pritur ftesën dhe besoj që do të marrim pjesë në mënyrë aktive”, tha Kuçi.
Që nga shpallja e pavarësisë, pjesëmarrja e Kosovës në konferencat rajonale kryesisht është sfiduar nga Serbia, e cila ka kërkuar që ky përfaqësim të bëhet sipas Rezolutës 12 44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, çka nënkuptonte që delegacionet e Kosovës të jenë pjesë e UNMIK-ut.
(m.a/telegraf/BalkanWeb)