E Diel, 1 Nëntor 2026

Fiati prezantohet në Gjenevë me dy makina të reja

GJENEVë- Njësia për përpunimin e automjeteve Abarth e prodhuesit italian Fiat po punon me të gjitha forcat e saj, e në panairin e sivjetmë në Gjenevë ajo do të na shfaqë dy risi.
Fiat 500C është modeli i parë i cili është futur në duart e përpunuesve italianë. Nën kapak atij i kanë vendosur motorin 1.4 litërsh me benzinë dhe katër cilindra i cili me ndihmën e turbo-mbushësit prodhon 140 kuaj fuqi. Me anë të marshit të robotizuar prej pesë shpejtësish këtë fuqi ai e transmeton në boshtin e përparmë dhe automjeti arrin shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë për 7.9 sekonda.

Modeli më i madh, trashëguesi i Grande Punto – Punto Evo me shfrytëzimin e teknologjisë MultiAir ka fituar 165 kuaj fuqi nga motori 1.4 litërsh, e në përpunim e sipër është edhe versioni SS me 178 kuaj fuqi. Që të dyja automjetet do të duhej të ishin në shitje qysh në pranverën e këtij viti.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›