E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vulin në krye të Zyrës për Kosovën

Këshilli kryesor i Partisë Përparimtare Serbe e emëroi kryetarin e Lëvizjes Socialiste, Aleksadër Vulin, në postin e shefit të Zyrës për Kosovën.

Marko Gjuriç, këshilltari i kryetarit të Serbisë, Tomisllav Nikolliç, konfirmoi se Vulin do të jetë në krye të Zyrës për Kosovën.

Sipas burimeve të gazetës “Danas”, ditët e fundit, sektori për Kosovën disa herë është ndërruar ndërmjet Partisë Socialiste të Serbisë dhe Partisë Përparimtare Serbe.

Kandidat i socialistëve ka qenë sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën, Zvonko Stevic, ndërsa PPS-ja ka pasur parasysh kryetarin (paralel) e komunës së Mitrovicës, Kërstimir Pantic, si dhe Aleksadar Vulinin, lider i Lëvizjes Socialiste, e cila është partner i koalicionit me PPS-në.

Aleksandër Vulin është njëri prej themeluesve të JUL-it (e majta jugosllave) të bashkëshortes së Slobodan Millosheviçit, Mira Markoviç, ku ishte zëdhënës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›