Vulin viziton Kosovën

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Aleksandar Vulin, sipas mediave serbe do të vizitojë Kosovën të premten dhe të shtunën e ardhshme.
Duke cituar një njoftim për media të kësaj zyre, mediat serbe thonë se Vulin gjatë vizitës së parë që nga marrja e postit të ri do të vizitojë Prizrenin, Shtërpcën, Rahovecin dhe Hoçën e Madhe.
Nuk dihet nëse Vulin iu ka kërkuar leje autoriteteve të Kosovës për këtë vizitë.
Parardhësit të tij, ish ministrit për Kosovën, Goran Bogdanoviq, nuk i është lejuar hyrja në Kosovë, të paktën njëherë, për shkak se zyrtarët serbë janë të obliguar të kërkojnë leje, po që se duan të zhvillojnë vizita zyrtare në Kosovë.