E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grindja në lokalthikë në zemër kushëririt

Autori i Lajmit: red.

Berat Grindet me kushëririn në kohën që po pinin kafe, humb jetën 35- vjeçari. Babai i shtatë fëmijëve, ka humbur jetën pasi është qëlluar me thikë nga kushëriri i tij. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në lagjen periferi “Uznovë” në dalje të këtij qyteti. Genci Mejdani është qëlluar tri herë me thikë në trup, ndërkohë që një goditje fatale në zemër i ka marrë jetën. Viktima është grindur me kushëririn e tij Mariglen Haxhillari, 22 vjeç, i cili është autor i krimit. Të dy kushërinjtë mësohet se kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit në lokalin e lagjes, ku ka nisur dhe grindja mes tyre. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, dy kushërinjtë janë grindur me njëri-tjetrin gjatë pijes, çka është bërë dhe shkak i një sherri mes tyre. Mejdani për të shmangur sherrin është larguar nga lokali dhe i është drejtuar banesës së tij, por Haxhillari, së bashku me vëllanë, Zenelin, dhe një shok të tyre, mësohet se kanë ndjekur nga pas 35-vjeçarin. Ata i kanë zënë pritë Haxhillarit shumë pranë banesës dhe 22-vjeçari ka nxjerrë një thikë që mbante me vete dhe ka qëlluar me të në trup kushëririn. Burime nga policia bëjnë të ditur se autori i krimit e ka qëlluar tri herë në trup, por një goditje në zemër ka qenë fatale për të, pasi i ka shkaktuar vdekjen. 22-vjeçari, i cili është cilësuar si autor i ngjarjes dhe dy personat që e shoqëronin atë, mësohet se janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke e lënë të gjakosur burrin. Ky i fundit ka ndërruar jetë pa mundur që të mbërrijë në spital. Trupi i pajetë është dërguar më pas në morgun e spitalit ku i është nënshtruar hetimeve të rastit.
Ky lajm është publikuar: 15/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›