Vullneti i celikte
Nga Haxhi Selim Muca*
Kryetar i Komunitetit Musliman te Shqiperise
"Bismil lahir rrahmanir rrahim
Te nderuar besimtare shqiptare anembane botes!
Ju pershendes dhe ju uroj gezuar per shume vjet festen e Bajramit te Kurbanit, feste ku manifestohet heroizmi, sakrifica dhe devotshmeria ndaj Zotit te Madheruar.
Bajrami ne Islam eshte qetesi dhe dinjitet, ku muslimanet falenderojne dhe madherojne Zotin qe eshte Nje dhe i Gjithefuqishem. Kjo eshte ngritja e njeriut deri tek dashuria me e larte, dashuria qe shkrin cdo dashuri tjeter, deri te vullneti i celikte, i cili eviton cdo gje qe rrezikon dorezimin e plote ndaj Zotit. Ai na jep cdo te mire, e ne shenje mirenjohjeje falim namazin dhe presim kurbanin.
Me institucionin e kurbanit, tentohet te kontribuohet ne formimin e personalitetit dhe bashkesise se shendoshe njerezore. Kjo feste na nxit qe te jemi gjithmone te gatshem te bejme sakrifica per te miren e pergjithshme, per fe e atdhe.
Ditet e bajramit jane ditet e lumturise se perbashket me vellezerit e tjere, jane ditet e lulezimit te ndjenjave te vellazerise, paqes e shendetit, jane ditet e gezimit te perbashket me te afermit, fqinjet, shoket dhe te gjithe njerezit ne bote.
Sot ne qendren e gjithesise, ne Qabe, po luten miliona njerez per paqen dhe lumturine e njerezve. A ka nje barazi dhe vellazeri me te madhe sesa kur mbreti me sherbetorin qendrojne ne te njejtin rresht dhe me te njejten rrobe veshur?
Se fundi i lutem Zotit qe kjo feste te sjelle ne shtepite e shqiptareve paqe, kenaqesi, gezim dhe hare. Le te sjelle kjo feste me shume miresi, afrimitet dhe dashuri mes njeri-tjetrit, ne te mire te shoqerise, kombit dhe gjithe njerezimit.
(*) Urimi per festen e Kurban Bajramit