E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Miliarderet mafioze, s'njohin 28 qershorin"

Pas mospranimit te zgjedhjeve nga ana e opozites, qendrojne interesa te dyshimta ekonomike te nje aleance mafioze. Kete deklarate kryeministri Berisha, e beri ne rrethin e Kurbinit, pergjate nje inaugurimi 1 milione dollare ne infrastrukturen rrugore."Vota juaj e 28 qershorit nuk pranohet, nuk njihet nga nje aleance punisto-mafioze, nga nje grup miliarderesh mafioze, te cilet menduan se duke mobilizuar dhjetera e dhjetera milione euro ne zgjedhje, do te mund te blinin pushtetin tuaj. Por te nuk e realizuan dot dhe tani na kerkojne te heqim gurin e themelit te kesaj ndertese, te anulojme me politike vendimin e gjykatave, apo ta shqyrtojme ate", deklaroi Berisha ne lidhje me qellimet e opozites. Sipas Berishes, mazhoranca do t'i pergjigjej ultimatumeve te opozites me rruge te reja, shkolla dhe nje te ardhme me te mire per shqiptaret. "Jam ketu per t'ju siguruar juve, se ultimatumeve te tyre, ne do t'u pergjigjemi me rruge te reja; ultimatumeve te tyre, ne do t'u pergjigjemi me shkolla te reja per keta femije; ultimatumeve te tyre, ne do t'u pergjigjemi me heqjen e vizave per secilin prej jush dhe levizjen tuaj te lire", vijoi kryeministri. Po keshtu Berisha ftoi te gjithe qytetaret e ketij rrethi, qe ne 8 dhjetor te vinin ne Tirane per te festuar renien e komunizmit dhe te ardhmen evropiane te vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›