E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermeni: Deklaratat e PD, gjuha e dhunshme dominuese

Deputetja e Partise Socialiste, Englantina Gjermeni, reagoi dje ndaj deklaratave te deputeteve te Partise Demokratike, duke i cilesuar si nje te folur me gjuhe te dhunshme dhe shembull i trishtueshem prapambetjeje. "Ndoqa grate kolege deputete, qe folen per dhunen ndaj grave duke perdorur ato vete nje fjalor te dhunshem, madje edhe ne prani te femijeve. E keqardhur si grua e si nene, duhet te them se keshtu nuk e luftojme po e nxisim dhunen, nuk e rrisim po e ulim figuren e gruas ne shoqeri", theksoi Gjermeni. Sipas saj, shpifjet dhe fyerjet per nxitjen e urrejtjes ne shoqeri jane arme te vjetra te politikes, po s'mund te jene instrumente te nje shoqerie evropiane per mbrojtjen e gruas nga dhuna. "Perkundrazi, jane shembull i trishtueshem i nje prapambetjeje te thelle, te cilen uroj me gjithe zemer qe grate kolege ne pushtet ta kuptojne, jo ta perfaqesojne", vleresoi deputetja e partise me te madhe ne opozite. Bojkoti i opozites ka sjelle kritika dhe akuza ne distance, midis dy partive me te madhe ne vend, asaj Demokratike dhe asaj Socialiste. Deklaratat jane edhe me te ashpra pas ultimatumit te dhene nga PS.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›