Rama me aleatet: Gati per protesta
Denis Dedej
Partite opozitare denuan dje unanimisht gjuhen e perdorur nga kryeministri Berisha dhe akuzat te bera ndaj tyre, duke i bere te ditur se nese nuk reflekton, atehere do te perballet me protesta masive. Vendimi u more dje, pas nje mbledhje qe zgjati rreth dy ore, ku ishin te pranishem kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, kryetari i Partise Social Demokrate, Skender Gjinushi, lideri i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, kreu i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela, lideri i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, kreu i G99, Erion Veliaj dhe ish-anetaresi i LSI, Ndre Legisi. Ne nje qendrim te perbashket pas tryezes se punes, kreret e partive opozitare deklaruan se koha e dhene si afat per hapjen e kutive, eshte nje kohe per te reflektuar kjo mazhorance, e cila nese nuk hap kutite per te bere transparencen, vetvetiu pranon vjedhjen dhe deformimin e rezultatit zgjedhor. Kryetari i PS, deklaroi se jemi ne kete faze te ndermjetme dhe kohe reflektimi, per pushtetin dhe per Sali Berishen. "Nderkohe jemi te gjithe ne nje mendje, qe ne emer te te gjithe atij populli te madh opozitar qe perfaqesojme, te refuzojme me perbuzje jo vetem gjuhen vulgare dhe agresive te perdorur nga Sali Berisha dhe nga lakenjte e tij ne keto dite, por njekohesisht edhe te gjitha insinuatat e turpshme qe kerkojne te njollosin kete levizje te madhe popullore, duke e trajtuar si nje episod qe meriton epitete, te cilat ne jo vetem i percmojme, por njekohesisht na bejne edhe me te vetedijshem te gjitheve per natyren e ketij pushteti", u shpreh Rama ne emer te partive opozitare. Sipas tij, nje pushtet qe permes parase se akumuluar ne rruge te paligjshme, eshte ricikluar dhe synon te mbahet ne kembe, brenda nje rrethi vicioz mes rruges se paligjshme te perfitimit dhe njekohesisht te riciklimit te vetvetes. Ndersa kreu i PLD deklaroi se nese nuk hapen kutite atehere do te kete protesta masive. "Duhet te lajmerojme opinionin publik vetem per nje gje: Pas 10 ditesh, ne rast se kryeministri aktual, me gjithe daret qe ka me vete, nuk hap kutite, protesta e radhes do te jete masive, e fuqishme, e papare ne Shqiperi", deklaroi Spartak Ngjela. Ai theksoi se partite opozitare vendosen "t'i thone edhe nje here Berishes, se ne rast se pas 10 ditesh nga dita qe eshte caktuar, nuk merr vendimin per te rinumeruar votat ne qendrat qe duan njerezit, atehere shqiptaret do te ndermarrin protesten me te madhe masive, sepse ai indirekt ka provuar se ka manipuluar zgjedhjet". Nga ana tjeter, kryetari i PSD, kritikoi kryeministrin e Shqiperise per gjuhen e ashper te perdorur ndaj opozites. "Deshiroj t'i jap nje pergjigje kryeministrit te Partise Demokratike, qe nuk mund te ndale protestat popullore dhe t'i intimidoje me deklaratat e tij te turpshme dhe prej frikacaku, duke i kujtuar qe ne vitin 1989-1990, as diktatura nuk fliste me kete gjuhe, atehere kur Berisha fshihej pas nesh, dhe jo qe s'ka guxuar t'ju drejtohej protestave dhe popullit ne kete menyre, por dridhej nga ato protesta ndonese ishin kunder komunizmit", kritikoi Gjinushi. Opozita i ka vendosur kryeministrit Berisha ultimatum qe brenda 10 ditesh te hapi kutite, ne te kunder do te kerkojne me protesta largimin e tij.
Rama: Jemi ne nje mendje kunder Berishes
Kryetari i PS, Edi Rama, deklaroi dje se ndodhemi ne kete faze te ndermjetme dhe kohe reflektimi, per pushtetin dhe per Sali Berishen. "Jemi te gjithe ne nje mendje, qe te refuzojme me perbuzje jo vetem gjuhen vulgare dhe agresive te perdorur nga Sali Berisha dhe nga lakenjte e tij ne keto dite, por njekohesisht edhe te gjitha insinuatat e turpshme qe kerkojne te njollosin kete levizje te madhe popullore", kritikoi kryesocialisti.
Gjinushi: Berisha, dridhej nga protestat me 1990
Kryetari i PSD, Skender Gjinushi, deklaroi dje se Kryeministri Berisha nuk mund te ndale protestat popullore dhe t'i intimidoje me deklaratat e tij te turpshme dhe prej frikacaku. "I kujtoj qe ne vitin 1989-1990, as diktatura nuk fliste me kete gjuhe, atehere kur Berisha fshihej pas nesh, dhe jo qe s'ka guxuar t'ju drejtohej protestave dhe popullit ne kete menyre, por dridhej nga ato protesta ndonese ishin kunder komunizmit",-tha Gjinushi.
Ngjela: Hap kutite, ose perballu me protesten
Kreu i PLD, Spartak Ngjela, deklaroi se pas 10 ditesh, ne rast se Kryeministri aktual, me gjithe daret qe ka me vete, nuk hap kutite, protesta e radhes do te jete masive, e fuqishme, e papare ne Shqiperi. "Ne rast se pas 10 ditesh nga dita qe eshte caktuar, nuk merr vendimin per te rinumeruar votat ne qendrat qe duan njerezit, atehere shqiptaret do te ndermarrin protesten me te madhe masive, sepse ai indirekt ka provuar se ka manipuluar zgjedhjet",-tha Ngjela.
Veliaj: Qytetaret te tregohen te vetepermbajtur
Kreu i G99, Erion Veliaj, u shpreh dje se ka nje kulture qe flet dite e nate per dhunen, para dhe prapa femijeve, qe ne menyre grafike tregon se si duhet ushtruar dhuna mbi tjetrin. "I kerkojme qytetareve te tregohen te vetepermbajtur, sepse asnjehere nuk jemi promotor dhe as aplikues te dhunes ne Shqiperi. Keto protesta do te mbahen si hera e pare, ku ne menyre paqesore do te kerkohet e drejta dhe jo ne menyre te dhunshme, ashtu sic po provokohet dita-dites", tha Veliaj.