E Diel, 1 Nëntor 2026

"Bojkoti i opozites, s'ka mbeshtetje nderkombetare"

Bojkoti i opozites ne Shqiperi nuk ka mbeshteten e asnje perfaqesuesit te nderkombetareve. Ky ishte qendrimi qe mbajti ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ne prononcim per TV "Klan". Sipas Imamit, qendrimi i djeshem Keshillit te Evropes i vuri kapakun edhe ceshtjes se zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit ne Shqiperi. "Bojkoti i opozites nuk ka asnje mbeshtetje te nderkombetareve dhe opozita te jete e sigurt se nepermjet tij, nuk arrin asgje", thekoi ministri i Mbrojtjes, Imami. Sipas tij, kjo situate duhet te perfundonte dhe ai kishte bindjen se brenda te majtes do te gjenden njerez, te cilet do t'i japin fund bojkotit dhe do te vendosin interesat e kombit mbi te gjitha te tjerat. Per sa i perket, kryetarit te PS-se, Edi Rama, Imami theksoi se ai nuk mund te vazhdoj me te mbaj peng socialistet vetem per interesat e tij te ngushta personale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›