Populli dhe kuvendi i kosovës
Gati një shekull do të bëhet që kur populli shqiptar, gjegjësisht Kosova dhe trojet shqiptare në Maqedoni, Serbi dhe në Male Zi u pushtuan nga Serbia në vitin 1912. Pas plot gati një shekull përpjekjeje, mundi, sakrifice, rezistencë dhe luftë, popullit shqiptar edhe sot kësaj dite ju pamundësohet që në mënyrë të lirë të shpreh mendimin e tij për vetveten e tij dhe të vetëvendos vet për fatin e tij.
Në historinë e tij më të re, të shekullit XX, popullit shqiptar për herë të parë, gjatë luftës së dytë botërore, në Konferencën e Bujanit, iu premtua, se pas mbarimit të luftës , Kosovës do t’ju mundësohet që të vendos vet se ku dhe me kë do të jetojë. Por pas mbarimit të luftës, ky premtim u shkel nga Serbia, me ç’rast edhe e aneksoi prapë Kosovën në vitin 1945. Për herë të dytë, pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë në vitin 1991, komisioni i Badinterit i njohu të drejtën e vetëvendosjes, nëpërmes referundemeve të mbajtura, republikave përbërëse( Sllovenisë, Kroacisë, BeH, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë), duke e anashkaluar Kosovën, edhe pse kjo ka pas sistem të dyfishtë juridik, duke qenë krahinë autonome në kuadër të Serbisë, por njëkohësisht edhe pjesë përbërëse e ish federatës jugosllave sipas Kushtetutës së vitit 1974. Nga ky vlerësim i Badinterit, mund të shihet se sa ka qenë e arsyeshme dhe e drejtë, lëvizja dhe kërkesa për Republikën e Kosovës si republikë e barabartë me republikat tjera përbërëse të ish Jugosllavisë. Për herë të tretë, në Konferencën e Rambujes në vitin 1999, delegacioni shqiptar insistoi për të drejtën e vetëvendosjes së popullit të Kosovës pas periudhës trevjeçare, kjo u premtua nga ish sekretarja e shtetit amerikan Allbright se do të merret parasysh vullneti i popullit të Kosovës, por pas rezistencës së ashpër nga shtetet tjera të Grupit të Kontaktit, bënë që sekretarja e shtetit amerikan Allbright të tërheq premtimin dhe letrën në fjalë, për vullnetin e popullit të Kosovës.
Edhe tani në propozimin e pakos së Ahtisarit nuk ju mundësohet lejimi i vetëvendosjes së popullit të Kosovës, por për statusin politik të Kosovës do të vendos Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Në deklaratën e fundit të ministrit të punëve të jashtme të Rusisë Sergej Lavrov “ se të drejtë shkëputjeje nga federatat përbërëse kanë vetëm pjesë përbërëse të tyre, gjegjësisht republikat e tyre”, nga e cila drejtë kanë përfituar 15 republikat përbërëse të ish federatës së Bashkimit Sovjetik, 6 republikat përbërëse të ish federatës së Jugosllavisë si dhe 2 republikat përbërëse të ish Çekosllovakisë. Por një gjë që nuk e cek apo nuk do të dijë, ministri rus Sergej Lavrov, është që, faktori ndërkombëtar në Dejton, e ka pranuar dhe legjitimuar Republikën Serpska në BeH, të krijuar pas gjenocidit të kryer serb mbi boshnjakët, gjatë luftës në BeH, dhe se sot BeH është federatë e përbërë prej Federatës boshnjako-kroate dhe Republikës Serpska, edhe pse para luftës në BeH, serbët as që kanë pas një rajon të vetmin, krahinë, apo entitet të ndarë në Bosnjë.
Kuvendi i Kosovës si organ më i lartë legjislativ juridik, në historinë më të vjetër, për herë të parë në vitin 1945 në Prizren nën trusnin serbe në seancën e mbajtur në shkollën fillore Bajram Curri, miratoi vendimin për bashkimin(aneksimin) e Kosovës me Serbinë.
Kuvendi i Kosovës, në historinë më të re, për herë të dytë në vitin 1989 në Prishtinë, prapë nën trusnin dhe presionin serb, miratoi vendimin për amendamentet kushtetuese, me ç’rast suprimoi autonomin e Kosovës të Kushtetutës së vitit 1974, dhe hapi rrugë aneksimit të Kosovës nga Serbia. Si sot më kujtohet, deklarata e shpeshtë e ish kryetarit dhe kriminelit serb Sllobodan Millosheviqit, se delegatët e Kuvendit të Kosovës vetvetiu, me shumicë absolute votash, e kanë miratuar dhe mundësuar suprimimin e autonomisë së Kosovës, gjë që mundësoi prapë aneksimin e Kosovës nga Serbia.
Kuvendi i Kosovës, në këto çaste historike , për herë të tretë, do të ketë rast që të miratojë vendimin që do të sjell Këshilli i Sigurimit të OKB-së për statusin e Kosovës, pra, të keni kujdes deputetët e nderuar të Kuvendit të Kosovës, që e përfaqësoni popullin e Kosovës, që në këto çaste vendimtare, të vendosni sipas asaj thënies së urtë popullore” e treta e vërteta” e mos dhashë Zoti të vendosni diç tjetër që është kundër vullnetit të popullit të Kosovës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, pas së cilës do të jeni të nemur përgjithmonë nga populli i Kosovës, me thënien e urtë popullore” mos ju çoftë hallall kur tambli i nënës “.