Tetë vjet pas, Faleminderit NATO!
24 marsi bëri që ne të jemi të lirë, të protestojmë, t’i shajmë të zgjedhurit tanë, të mos pajtohemi me ta. 24 marsi bëri që Kosova, më në fund, t’i afrohet pragut të pavarësisë. Faleminderit, NATO
Televizionet e huaja transmetonin pamjet të fytyrave të trishtuara të grave, të fëmijëve, të pleqve, të burrave dhe të djemve shqiptarë, të cilët i thoshin “lamtumirë” shtëpive për të mësyrë drejt kufijve të Kosovës. Televizionet e huaja transmetonin edhe pamjet dhe fjalët e paramilitarëve serbë, të cilët i përzinin shqiptarët: “Bezhi, shiptarsku ti majku, idi u Albaniju”. Kjo është vetëm një sintagmë nga shumë të tilla të shkëputura nga fjalori ofendues dhe poshtërues i forcave serbe të Milosheviçit.
Rrugët diplomatike tashmë kishin dështuar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj përpiqeshin ta bindnin Rusinë që të mos e kundërshtonte fillimin e bombardimeve mbi makinerinë vrasëse serbe. Rusët ishin të prerë për të mos ndodhur një gjë e tillë. Me gjithë këtë kundërshti, amerikanët tashmë kishin vendosur që ta ndalnin Milosheviçin.
24 mars 1999, ora 20 e 15, Besa Çeku shfaqet në ekranin e Televizionit Shqiptar në një edicion special: Shikues të nderuar, sapo kanë filluar bombardimet e caqeve ushtarake dhe policore serbe në Jugosllavi. Avionët e NATO-s janë nisur nga baza ushtarake e Avianos në Itali nga ku janë lëshuar edhe raketa “tomahavkë”. Besa Çeku përfundon edicionin special të dhënies së lajmit shpresëdhënës për shqiptarët se edhe për ata paska Zot.
Në anën tjetër, edhe televizioni i Serbisë 1 dhe 2 dha shkurt lajmin për fillimin e bombardimeve të NATO-s, për të vazhduar me filma të luftës serbe me ngjarje të Luftës së Dytë Botërore për të ngritur moralin e popullit, të ushtrisë dhe të policisë serbe.
Menjëherë fillon alarmi trishtues për t’u fshehur në strehimore, (këtë privilegj nuk e kishin shqiptarët).
Kështu filloi edhe spastrimi masiv i Kosovës nga shqiptarët. Kolona traktorësh, veturash, vagonësh dhe shumë në këmbë zbraznin Kosovës nga shqiptarët drejt kufijve të Shqipërisë, të Maqedonisë, të Malit të Zi. Bombardimet vazhdonin me intensitet të lartë, kështu edhe masakrat mbi shqiptarët kryheshin për çdo ditë. Kolonat dukeshin se nuk do të merrnin fund derisa edhe shqiptari i fundit ta linte Kosovën. Në këtë mënyrë, Serbia e Milosheviqit po zbatonte planin Patkoi të Sheshelit: Gjysmën do t’i vrasim, gjysmën do t’i çojmë në Shqipëri dhe ata që mbeten do t’i nënshtrojmë duke i bërë serbë ortodoksë.
Por, këtij plani, edhe pse i zbatuar deri në shkallën më të lartë të tij, iu ndalua finalja nga avionët dhe raketat e NATO-s. Pas 78 ditësh bombardime pandërprerë, Milosheviqi u dorëzua dhe nënshkroi Marrëveshjen e Kumanovës, për të filluar pastaj hyrja e trupave të NATO-s në Kosovë. Ushtria, policia dhe paramilitarët serbë, përfundimisht u larguan nga Kosova. Një kapitull mori fund.
Ikja e forcave serbe la pas vete rreth një milion shqiptarë të shpërngulur, rreth 12 mijë të vrarë dhe mori me vete edhe shumë robër për t’i kthyer gjysmën e tyre në qeska najloni, ndërsa gjysma tjetër edhe pas 8 vjetësh mbetet diku në Serbi, në mënyrë që plagët e shqiptarëve të mbeten të hapura përgjithmonë.
Largimi i forcave serbe nga Kosova dhe hyrja e trupave të NATO-s shënon datën më të rëndësishme për Kosovën, duke bërë që për herë të parë pas më shumë se 1 shekull Kosova të frymojë lirshëm pa çizmen shtypëse serbe.
Tetë vjet më pas, 24 marsi kujtohet në mënyra të ndryshme. Ajo datë bëri që ne sot të jemi të lirë. Ajo datë bëri që ne sot të kemi institucione: President të njohur ndërkombëtarisht, Qeveri, Parlament ku miratohen ligje të standardeve më të larta ndërkombëtare për t’i garantuar pakicës serbe të drejta më të mëdha se në Serbi. Ajo datë bëri që ne të lëvizim ditën, natën pa frikë se policia serbe do të dalë e të na plaçkitë markat e pakta gjermane nëpër xhepat tanë, të na rrahë, të na burgosë, të na vrasë. 24 marsi bëri që ne të jemi të lirë, të protestojmë, t’i shajmë të zgjedhurit tanë, të mos pajtohemi me ta. 24 marsi bëri që Kosova, më në fund, t’i afrohet pragut të pavarësisë. Faleminderit, NATO!
Shënim:
Më 24 mars 1999, pasdite, presidenti i 42-të i SHBA-së, Uilliam Xheferson Klinton, në momentin e fillimit të fushatës së sulmeve ajrore të NATO-s mbi forcat serbe iu drejtua, nga Shtëpia e Bardhë, kombit amerikan:
"Bashkëkombës të mi: në këtë moment trupat serbe po lëvizin nga një fshat te tjetri, po bombardojnë vendbanimet civile dhe po djegin shtëpitë. Ne po shohim njerëz të pafajshëm të përzënë me forcë nga shtëpitë e tyre, njerëz që me forcë janë vendosur para togave të pushkatimit dhe gjuajtur me plumba.
Burrat kosovarë janë ndarë nga familjet e tyre, prindërit dhe fëmijët bashkë, të vënë në rresht janë gjuajtur menjëherë me armë zjarri. Kjo që po ndodh në Kosovë nuk ka asgjë të ngjashme me luftën dhe me ligjet tradicionale të luftës; kjo është një luftë e padrejtë, e kryer me të gjitha arsenalet ushtarake ndaj njerëzve të pafajshëm që nuk mund të mbrohen dhe kur ata dhe udhëheqësit duan vetëm paqe. Pra, bashkëkombës, të luftojmë që ta mbyllim këtë tragjedi, e cila për ne është një kërkesë morale."
"Misioni (bombardimet) ynë është më se i qartë: të tregojmë se ne edhe NATO e kemi seriozisht, që t'u lëmë të kuptojnë atyre që kontrollojnë në Serbi sot (24 mars 1999) se është e domosdoshme të ndërrojnë rrugën, të ndalojnë këtë lloj ofensive të ndërmarrë duke derdhur gjak kundër qytetarëve të Kosovës, ta ndalojmë atë me të gjitha format që duhet ndaluar, duke e dëmtuar seriozisht ushtrinë Serbe që është kundër njerëzve të pafajshëm në Kosovë. Dhe, nëse presidenti Milosheviq nuk i bindet paqes, atëherë na takon neve që duke përdorur forcën ushtarake ta ndalim atë dhe atij t'i shpallim luftën.
Në anën tjetër, Serbia dhe personalisht Milosheviçi nuk i kanë pranuar bisedimet për zgjidhjen paqësore e politike të çështjes së Kosovës. Milosheviçi, përveç sundimit ndaj shqiptarëve me një sistem të paparë, filloi edhe ofensivat dhe krimet e veta masive kundër popullit shqiptar: me vrasje dhe masakra masive, djegie, dëbim masiv të shqiptarëve nga Kosova dhe me spastrimin etnik të Kosovës...
Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodh në Kosovë është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës. Populli i saj megjithëse Kosovën e kanë vendin e tyre nuk mund të jetojnë atje, prandaj na duhet ne t’ua sigurojmë jetën atyre dhe ata të mos kenë më frikë për jetën".