Gashi: Ka tendenca për manipulime. LDK: Nuk do ngutemi për rezultatet

Problemet e ndryshme nëpër qendrat e votimit, janë theksuar edhe nga kandidati për deputet i LDK-së, Arben Gashi. Sipas tij, ka pasur tentativa për manipulime në Skënderaj, Drenas, Gjakovë dhe Prizren. Gashi shprehet gjithashtu se Lidhja Demokratike e Kosovës do të njoftojë rezultatet paraprake të këtyre zgjedhjeve, por nuk do të ngutet në publikimin e tyre.
“Ka disa tendenca për probleme në zonën e Skënderajt, në zonën e Drenasit, po ashtu ka tendenca për probleme dhe në disa zona të tjera, në Gjakovë, në Prizren. Për momentin nuk kemi të dhëna të sakta për të vlerësuar mi situatën. Problem në vetëvete është tendenca që një person të votojë më shumë se një herë, që të mbushen kutitë e votimit sidomos në zonën e Skënderajt, Drenasit dhe tendenca të tjera që të manipulohet procesi i votimit. Pjesëmarrja në votime është e kënaqshme. Ndërkaq, ne do të dalim me rezultatet tona sapo të kemi rezultate. Nuk mund të jap një kohë të saktë sepse është ndërtuar një sistem i raportimit dhe i konsolidimit të të dhënave dhe në bazë të këtij sistemi ne do të nxjerrim rezultate. Mirëpo ne nuk do të jemi të ngutshëm në rezultate dhe nuk do japim rezultate të pasakta” tha Gashi