E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëzhguesit e huaj për zgjedhjet. Procesi përgjithësisht i mirë

Delegacioni vëzhgues i Parlamentit Evropian që mbikëqyri ecurinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, ka vlerësuar se procesi në përgjithësi ishte organizuar mirë dhe se pjesëmarrja në votime, siç thuhet, inkurajon zhvillimin e demokracisë në vend. 

Megjithatë, për  "akuzat serioze për manipulime" në komunën e Skënderajt dhe të Drenasit eurodeputetët u kërkuan institucioneve përgjegjëse të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore për të zgjidhur problemet që flasin për mashtrime në këto dy komuna.  Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, apeloi për respektim të  institucioneve dhe besim në mirëfunksionimin e tyre. Sipas shifrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrjen në votime, në Skenderaj kanë votuar 93.68% e qytetarëve, ndërsa në komunën e Drenasit kutive të votimit u janë drejtuar 86.94%.

Paritë politike, ndër të tjera, kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me votime të shumëfishta që sipas tyre, kanë ndodhur në këto komuna për shkak të mosfunksionimit të baterive ultravjollce. Parlamenti Evropian përmes delegacionit që vëzhgoi zgjedhjet ka përshëndetur edhe pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje. Delegacioni i PE-së është udhëhequr nga Doris Pack, e përfshin në të eurodeputetet  Eduard Kukan, Jutta Steinruck, Francesco de Angelis, Jelko Kacin, Fiona Hall dhe Ulrike Lunacek, e cila gjithashtu është raportuesja e PE për Kosovën.

       

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›