Lindja e Mesme, SHBA e gatshme për rinisjen e bisedimeve
Administrata Obama dërgon sërish në Lindjen e Mesme emisarin e saj të paqes, Xhorxh Miçëll ndonëse procesi i negociatave ëshët ndalur për shkak të ndërimit të vendbanimeve izraelite. Departamenti i Shtetit bën të ditur se qëllimi amerikan për një marrëveshje paqeje mes Izraelit dhe palestinezëve brenda një viti është i realizueshëm.
Departamenti i Shtetit pranoi se përpjekjet për ta bindur Izraelin të përtërijë moratoriumin për pjesën më të madhe të vendbanimeve në Bregun Perëndimor, si mënyrë për të rifilluar bisedimet e drejtpërdrejta mes palëve, kanë dështuar. Administrata Obama i kishte ofruar Izraelit një paketë ndihme ushtarake dhe stimuj diplomatikë për të rinovuar moratoriumin që skadoi në shtator. Por Kryeminisrti izraelit, Benjamin Netanyahu, megjithëse e pranoi këtë ide, nuk ishte në gjendje të bindë anëtarët konservatorë të kabinetit të tij që ta pranonin ofertën.
Shtetet e Bashkuara do të përpiqen tani të ngushtojnë divergjencat mes palëve për çështjet kyçe, përfshirë kufijtë e shtetit Palestinez. Palestinezët kanë refuzuar të vazhdojnë bisedimet e drejtpërdrejta me Izraelin që u zhvilluan shkurtimisht në shtator, pa një moratorim tjetër për ndërtimin e vendbanimeve..
Delina Bitraku