E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Studio e Hapur" në Prishtinë, analistë dhe politikanë për zgjedhjet

Televizoni Alsat ka përcjellë me një transmetim direkt që nga ora shtatë e mëngjesit deri në mesnatë procesin e votimit në Kosovë, duke sjelle pranë shikuesit informacionet e fundit nga terreni. Ecuria e votimeve, lidhjet direkte, opinionet e analisteve te njohur te Tiranes dhe Prishtinës, Mustafa Nano dhe Muharrem Nitaj, Astrit Gashi, Ylli Hoxha ishin pjese e këtij transmetimi maratone te drejtpërdrejt, i cili u përmbyll me emisionin “Studio e Hapur", studio e cila ka nisur po ashtu një transmetim të drejtpërdrejt që nga ora 21:00  deri ne mesnate.

Me Eni Vasilin ishin drejtuesit e forcave kryesore politike në vend, nënkryetarët e dy forcave më të mëdha politike, Rustem Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Teuta Sahatciu nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

"Rezultate të cilat deri më tani kanë ardhur tregojnë që LDK ka një përparësi ndaj PDK. Prandaj, të presim derisa të na vijnë të gjitha rezultatet, po rezultati që ka dalë prej exit poll-it është një rezultat psikologjik, i cili mund të ketë ndikuar te njerëzit. Por duhet ta dimë qartë se rezultati definitivisht është ai që do të numërohet prej votave", tha Teuta Sahatciu, nënkryetare e LDK.
 
Në këtë debat tre orësh ishte edhe përfaqësuesi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ernest Luma. Po ashtu pjesë e panelit ishte edhe zëvendëspresidentja e Aleanca Kosova e Re, Mimoza Kusari, si dhe themeluesit e dy partive të reja, Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Dardan Sejdiu nga Fryma e Re.
 
"Vota për lëvizjen Vetëvendosje, po dhe përkrahje që kemi pasur më herët ka qenë si rrjedhojë e kombinimit të angazhimit, dhe konceptit të lëvizjes Vetëvendosje, që sic e thashë dhe më herët u zhvillua prej 5 vitesh", tha Visar Ymeri, Lëvizja "Vetëvendosje".

Gjatë këtij debati u diskutua për procesin dhe rrjedhen e ditës së votimeve në Kosovës, ku paneli debatoi për pjesëmarrjen e qytetarëve, incidentet në veri dhe në brendi të Kosovës, për rezultatet preliminare, kontestimet, mundësinë e krijimit të koalicioneve të reja pas zgjedhore si dhe për sfidat e institucioneve të reja, dhe të gjitha këto debate e analizuan e u përcollen me komentet e opinionistëve tanë Mustafa Nano dhe Muharrem Nitaj. Ky transmetim maratonë është përmbyllur në castet kur partitë në bazë të rezultateve të tyre kishin filluar edhe festën në sheshet e Prishtinës, pavarësisht mungesës së rezultatit final.

Taulanta Boja

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›