Pajaziti: Po marrin masa për liberalizimin e vizave
Prishtinë- Ministri i Brendshëm i Kosovës Zenun Pajaziti, njoftoi në Komisionin parlamentar për Integrime Evropiane se Kosova nuk është ftuar ende nga Bashkimi Evropian që të jetë pjesë e procesit të liberalizimit të vizave. Pajaziti tha dje në Komisionin parlamentar për Integrime Evropiane, se Kosova ka prezantuar në Bruksel masat që po merr me qëllim që edhe ajo të jetë pjesë e procesit të liberalizimit të vizave.
“Zyrtarët e Komisionit Evropian janë shprehur të habitur me masat që kemi ndërmarrë në këtë proces dhe na kanë inkurajuar të vazhdojmë në këtë drejtim”. theksoi ai. Problem kryesor, sipas ministrit Pajaziti, që Kosova nuk është pjesë e procesit të liberalizmit të vizave, është fakti i mosnjohjes së Kosovës nga disa shtete të Bashkimit Evropian.