E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimovic prenoton stolin

Zlatan Ibrahimoviç nuk ka pasur kurrë frikë që të bëjë zgjedhje jo komode në karrierë. Gjithmonë i ka pasur idetë e qarta dhe i bën publike pa asnjë lloj frike. Kjo është arsyeja përse askush nuk mund të çuditet për faktin se ai e di fare mirë se çfarë do të bëjë në momentin kur të tërhiqet nga futbolli.
Por, fakti më interesant është se ai po mendon mos të largohet nga sporti të cilit i ka dedikuar jetën, madje duke mos e përjashtuar mundësinë e uljes në stol, si trajner i një klubi. Për “Sportbladet”, të përditshmen sportive më të rëndësishme në Suedi, Ibra ka bërë publike atë që ka në mendje për të ardhmen.
“Do të vazhdoj të luaj edhe për dy ose tre vjet. Më pas, duhet të pres, pasi nuk e di çfarë mund të ndodhë. Megjithatë, mund të marr në konsideratë mundësinë që të bëhem trajner. Ka shumë gjasa që në të ardhmen time të ulem në pankinë” deklaroi sulmuesi 30-vjeçar i Milanit.
Habisë sesi një lojtar rebel si ai, mund të zgjidhte që të niste karrierën e vështirë të trajnerit, Ibrahimoviç iu përgjigj duke theksuar se edhe Henrik Larson kishte thënë se nuk do të punonte asnjëherë në stol, por tashmë drejton Landskronan në kategorinë e dytë suedeze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›